Ylli Manjani, Xhafës/ Po survejon Bashën? Je i turpshëm, o trafikant!

571
Sigal

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka qenë i ashpër në një reagim të tijin pas publikimit të lajmit se kreu i opozitës Lulzim Basha po survejohet nga policia.

Ja shënimi i plotë i tij në facebook:

Padyshim që Opozita duhet mbajtur në survejim policor…Opozita është “tradhtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”….Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes. Kryetari i Opozitës, duhet arrestuar në vend! Ai është fajtori për gjithë këto “të zeza”, që po ndodhin! Policia nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë. Vetëm të gjëmojë opozitën, që vetëm fjalën ka në dorë! Por fjala kushton më shumë se trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni! Hajde shtet, hajdeeeeee! Turp e faqja e zezë!