Ylli Manjani: Ja dhe ky nuli i bashkisë!!! Bën sikur merr vesh nga Kushtetuta…Nuli mbetet nul!!!!

198

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Facebook, lidhur me deklaratat e Veliaj, i cili tha sot nga Baldushku se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto katër vite.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan: “Ja dhe ky nuli (hiçi) i bashkisë. Bën sikur merr vesh nga Kushtetuta dhe legjislacioni”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ja dhe ky nuli (hiçi) i bashkisë. Bën sikur merr vesh nga Kushtetuta dhe legjislacioni.
Si tha para ca kohësh?

“Po të ishte për rregullat e KLSH, nuk do shtroja asnjë metër asfalt. Por unë e shkel ligjin nga dashamirsia mo nga dashamursia…”

Ligjdashës i madh është!

Nuli mbetet nul.