Xhaçka merr Emergjencat dhe Rezervat e Shtetit

698
Ministria e Mbrojtjes do të marrë në administrim dhe varësi Drejtorinë e Emergjencave Civile dhe Rezervat e Shtetit. Sistemi i emergjencave civile do të kalojë nga Ministria e Brendshme, në dikasterin e drejtuar nga Olta Xhaçka. Këshilli i Ministrave përcaktoi dje edhe ndryshimet në fushën e përgjegjësisë shtetërore për ministritë e Xhafës dhe Xhaçkës. “Ministria e Mbrojtjes planifikon e përballon emergjencat civile dhe vendos bazën juridike e administrative për rregullimin e marrëdhënieve që lindin, ekzistojnë dhe shuhen gjatë administrimit, mirëmbajtjes e kontrollit të pronësisë në rezervat materiale të shtetit”, thuhet në vendimin e djeshëm. Në këtë mënyrë, përgjegjëse për përballimin e emergjencave do të jetë tërësisht Ministria e Mbrojtjes, e cila në brendësi të saj ka edhe strukturat e ushtrisë dhe veçanërisht ato të xhenios.
Sigal