Wilton: Shqipëria një parajsë, nëse do zbatoheshin ligjet që ka

481
Ndërkohë zëvendës.Ambasadori i OSBE në Shqipëri diskutimet e tij i përqëndroi kryesisht në luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Duke nënvizuar se vendi jonë ka ligje të mira, Robert Wilton vuri theksin tek zbatimi i tyre.
“Një ligj i pazbatueshëm është kot, është mashtrim” tha ai duke shtuar se nëse Shqipëria do ti kishte të zbatueshme të gjitha ligjet ekzistuese do të ishte një parajsë.
Wilton: Prezenca e OSBE përshëndet krijimin e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore dhe presim që të funksionojë së shpejti dhe mbarë. Komisioni duhet të ketë prioritet luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Legjislacioni shqiptar tashmë kriminalizon disa praktika korruptive në zgjedhje, por fjala kyç mbetet zbatimi. Ligji të bëhet i zbatueshëm pa përjashtim. Nëse në Shqipëri të gjitha ligjet do të zbatoheshin, Shqipëria do të ishte një parajsë.Ligji pa zbatim është mashtrim, është kot. Autoritetet e shtetit dhe partitë politike kanë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit zgjedhor.Shoqëria Civile gjithashtu ka rol esencial. Ju premtoj që kur janë institucionet gati dhe të sinqerta ekspertiza e OSBE-ODIHR do të jetë e palodhshme. Nevoja për një reformë terësore, gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë është e padiskutueshme. Demokracia juaj, ose shërimet, ose vdes këtu.Autoritetet shqiptare, institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët më në fund duhet të bashkohen sëbashku që të sigurojnë arritjen e votimit, numërimit dhe raportim të ndershëm më në fund. Pjesmarrja e përbashkët sot është një shenjë e rrallë, një farë përkushtimi për diçka mbipolitike partiake. Kjo është baza e pazëvendësueshme e demokracisë dhe legjitimitetit të pushtetit.
Zëvendës/Ambasadori preku gjatë fjalës së tij edhe shqetësimet ndër vite të raporteve zgjedhore të OSBE-ODIHR, duke deklaruar se ka ardhur koha që këto çështje të adresohen.
Wilton: Vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre lidhur me praktikat korruptive në zgjedhjet në Shqipëri. Raportet e OSBE-ODIHR gjatë viteve kanë theksuar se pretendimet për blerjen e votave vijojnë, se korniza ligjore nuk ofron mjaft transparencë në fondet e fushatës, se ushtrohet presion ndaj punonjësve në sektorin publik për të marrë pjesë në fushatë apo për të votuar në mënyrë të përcaktuar, se paanshmëria e KQZ duhet të jetë përmirësuar, se pavarësia redaksionale e medias kufizohet nga ndikimet politike dhe se kandidatet gra po marrin pak mbulim në media. Disa nga këto praktika janë të padrejta, disa janë thjesht korruptive.Me vetëm një pikë dyshim në një zgjedhje, dyshohet e tërë zgjedhja dhe dyshohet demokracia vetë në vend. Ka ardhur koha të trajtohen këtë shqetësime nëpërmjet reformës zgjedhore.
Sigal