Wess Mitchell, merr detyrën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit

477
Të enjten, Wess Mitchell, mori zyrtarisht postin e ndihmës sekretarit të shtetit dhe nga ky post ai do të jetë përgjegjës për marrëdhëniet me 50 vende në Evropë dhe Euro-Azi si dhe e NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Zoti Mitchell, i cili nga zyrtarët e lartë amerikanë cilësohet si ekspert për NATO-n dhe marrëdhëniet transatlantike, kishte themeluar në vitin 2005 Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, që u shndërrua në një prej grupeve kryesore me zyra në Washington dhe Varshavë. Zoti Mitchell kishte shërbyer edhe në disa institucione amerikan e evropiane përfshirë edhe institutin për gjeostrategji Zbigniew Brzezinski, Komisionin Atlantik të Sllovakisë, Qendrës së Pragës për Marrëdhënie Transatlantike. etj. Zoti Mitchell është autor i shumë artikujve dhe raporteve mbi marrëdhëniet transatlantike dhe sigurinë ndërkombëtare dhe bashkautor i dy librave mbi gjeopolitikën. Zoti Mitchell është doktor i shkencave politike, Ai flet gjermanisht dhe ka studiuar për holandishten dhe çekishten. Në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2012, zoti Mitchell kishte shërbyer në ekipin e sigurisë kombëtare të kandidatin republikan Mitt Romney. I lindur në vitin 1987, Wess Mitchell, nuk ka ushtruar ndonjë detyrë qeveritare, por gëzon autoritet në qarqet politike. I martuar në vitin 2006 ai është baba i dy fëmijëve. Në postin e ri ai mbulon edhe vendet e Ballkanit. Betimi i tij të enjten mbushë postin që kishte mbetur bosh që nga 20 janari kur Victoria Nuland, që ishte emëruar nga presidenti Barack Obama, u largua pas përurimit të presidentit Donald Trump. Zonja Nuland mbulonte edhe çështjet që lidheshin më konfliktin në Ukrainë. Për shkak që posti mbeti bosh, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson emëroi diplomatin Kurt Volker, ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO përgjatë dy administratave amerikane si të dërguar të posaçëm amerikan për Ukrainën.
Sigal