Maliqi: Vlerësoj aktin patriotik të Presidentit Meta si sovran i unitetit kombëtar për depozitimin në Gjykatën Kushtetuese të Padisë kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar

416
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për situatën e tensionuar përpara Teatrit Kombëtar, ku janë mbledhur artistë e qytetarë të shumtë në mbrojtje te godinës së teatrit.

Në vijim postimi i plotë i Maliqit

Reagim: Sot u bera pjese e protestes se bashku me artistet dhe qytetarët në mbrojtje të drejtës legjitime të tyre duke u bëre thirrje policëve.
Teatri është edhe prona juaj, mos dhunoni artistët, hidhni kapelet e mbroni lirinë vëllezër policë! Vlerësoj aktin fisnik, patriotik te Presidentit Meta si sovran i unitetit kombëtar per depozitimin ne Gjykaten Kushtetuese të Padisë kunder shembjes se Teatrit Kombetar si veprim antiligjor, abuziv dhe antikushtetues.

Aktualisht në sheshin përball Teatrit Kombëtarë, po luhet akti i fundit që do të shënojë edhe instalimin përfundimtarë të autokracisë së Edi Ramës. Shqiptarët duhet ta dinë përfundimisht se nëse rrëzohet TEATRI, ka rënë përfundimisht edhe demokracia edhe liria e shqiptarëve. Nuk bëhet fjalë për një godinë, por për shembjen e shtetit ligjorë.
Nëse ka një rast flagrant që shteti ligjor ka rënë, është ky i Teatrit Kombëtarë. Me ligje speciale për vetëm një klient të oborrit të kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke shkelur kushtetutën dhe madje edhe konventa evropiane, po grabitet toka publike dhe shkatërrohet një nga të fundmet godina me vlera historike dhe shpirtërore. Rasti i Teatrit tregon se Edi Rama dhe klika e tij oligarkike kanë kaluar në fazën e arrogancës ekstreme duke ju thënë gjithë shqiptarëve; Shteti jam unë!
Pavarësisht të gjitha këtyre, protestës më shumë se 1 vjeçare, kundërshtive të komunitetit të artistëve dhe KE-së, peticionit me dhjetëra mijë firma të qytetarëve të kryeqytetit, Edi Rama, është i vendosur që të shkojë përpara si një diktator tipik, drejt shembjes dhe grabitjes së tokës së Teatrit Kombëtarë.
Prandaj sot që në mëngjes, dhjetëra policë në zbatim të urdhrave të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po dhunojnë artistët dhe qytetarët e kryeqytetit.
Unë si ish oficer i lartë policie dhe si deputet, ju them policëve dhe oficerëve që të kuptojnë, se janë Polici e Shtetit dhe jo polici private e Fushës dhe Edi Ramës. Hidhni kapelet dhe bashkohuni me popullin që mbron pronën e përbashkët. Urdhrat që keni marrë nuk janë ligjorë, sepse urdhëruesit po mbrojnë një akt korruptiv të pashembullt e antikushtetues.Ju bëjë thirrje ish-kolegëve të mijë që të mos vihen në shërbim të hajdutëve të pronës publike, që ju takon edhe atyre.
Hidhni kapelet vëllezër, bashkohuni me popullin e kryeqytetit për të mbrojtur LIRINË dhe penguar instalimin përfundimtarë të diktaturës Rama! Clirimi i Teatrit është vetëm nje betejë por jo lufta pasi Piktori KM eshte i rrezikshem,prandai i bej thirrje popullit qe me turne 24 ne 24 ore te qendroj brenda Teatrit. Po tja mbaj Piktorit KM le ta shemb mbi trupat e qytetareve dhe artisteve, ky do te jete fundi i tij,jo fundi si KM por si satrap qe luftoj kundra qytetareve te vet per ti sherbyer oligarkeve ,krimi,korrupsionit dhe pastrimit te parave te pista.