Vlahutin, Në një takim me kryebashkiakët nga i gjithë vendi: Integrimi jo vetëm për ata që janë në pushtet

420
Sigal

Bashkitë nuk kanë kapacitete për të përfituar nga fondet e BE. Në një takim me kryebashkiakët nga i gjithë vendi, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi tha se shkak është shtyrja në kohë e reformave të qeverisjes vendore.

Çuçi: Me keqardhje konstatotoj se qeverisja vendore, nuk ka qenë e aftë të përthithë fonde nga BE.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se bashkitë duhet të ndjejnë përgjegjësi për procesin, pasi kanë qasje të drejtpërdrejt me komunitetin. Ajo shtoi se shumica e bashkive nuk janë në dijeni të projekteve të BE, e cila ka vënë 10 mln euro në dispozicion të njësive vendore.

Edhe vet ambasadorja e BE, Vlahutin, ngriti shqetësimin e mungesës së një zyre me koordinatorë të BE në bashkitë kryesore të vendit. Ajo e cilësoi sfidë ngritjen e kësaj zyre, që e cilësoi të domosdoshme për thithjen e fondeve.

Vlahutin: Integrimi në BE nuk është një proces vetëm për ata në pushtet, por duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë, ndryshimet ndodhin, vetëm kur ato përceptohen që në nivelet më të ulëta të qeverisjes vendore. Ne do të asistojmë.