Vladimir Kosta s’ikën nga PS ndryshimi pas bisedës me Ramën

66
Deputeti i partisë socialiste Vladimir Kosta, është tërhequr nga vendimi për t’u larguar nga partia socialiste dhe për të dalë i pavarur.
Shkak për këtë ndryshim të mendimit të deputetit të Përmetit ka qenë ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama, I cili ka zhvilluar një bisedë telefonika me Kostën duke sjelllë edhe ndryshimin e qëndrimit.
Një ditë më parë Kosta deklaroi se largohet nga partia socialiste për shkak se nuk I është marrë mendimi , për kandidatin për Bashkinë Gilberto Jace, që është vendosur që të rikandidojë.
Sipas Kostës, Jace gjatë mandatit të kaluar ka përvetësuar edhe shumë fonde që ishin të destinuara për qytetin.
Madje për këto shqetësime ai ka vënë në dijeni dhe ministrin Arben Ahmetaj dhe deputetin Taulant Balla, por ka hasur në heshtjen e këtyre të fundit.