Vasili thirrje mediave: Bojkotoni Edi Ramën. Lëreni vetëm me ERTV-në e tij

191

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një deklarate për shtyp, ka kërkuar nga mediat që të bojkotojnë aktivitete e kreut të qeverisë Edi Rama. Duke marrë shkas nga projektligjet e qeverisë që tentojnë të censurojnë mediat, Vasili shprehet se është detyrë e mediave, gazetarëve dhe pronarëve të tregojnë integritet profesional.

Të nderuar njerëz të medias, pronarë, gazetarë, kameramanë, personeli ndihmës e të tjerë që prodhoni produktin mediatik sot ka ardhur koha për t’i thënë njëherë e mirë ndal këtij individi, këtij pushtuesi të medias i cili krahas pushtetit të tij të parë ekzekutiv kërkon dhe pushtetin e katërt ta bëjë të tijin, pasi ju e dini që ai ka prodhuar dhe televizionin e tij ERTV prandaj sot publikisht i drejtohem këtij pushteti që të tregojë fuqinë e tij dhe vendosjen e standardit të së vërtetës me veprime konkrete dhe veprimi konkret do të ishte bëjeni black, bllokojeni, refuzojeni ta reflektoni dhe ta pasqyroni Edi Ramën, kryeministrin pushtues të shqiptarëve dhe lëreni atë vetëm me ERTV e tij, le ta shohim sesi mund të përballet ky njeri përballë shqiptarëve kur në momentin që ai te këto media që i ka konsideruar qenef, hale dhe lehaqene t’i gjejë të mbyllura dyert e saj për mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij”,- deklaroi ndër të tjera Petrit Vasili.