Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi Facebook ku shprehet se qeveria duhet të plotësojë kërkesat e studentëve.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Qeveri boll me komente,plotëso kërkesat e studentëve!!!

Kërkesat shumë të drejta të studentëve janë aty.

Pse s’i zgjidhin,por bëjnë komente dhe dëngla mashtruesish të rëndomtë në FB?!

Për çfarë ulen në ato karrige apo vetëm për të grabitur paratë e njerëzve të thjeshtë?

Apo rëndësi ka të grabisin 40 milion euro tek unaza e re dhe të lene qindra studentë edhe vetëm me 4 WC edhe pa ujë,edhe nga 6 vetë në dhoma.

Ti lënë edhe pa ndertesa,ti lënë edhe pa libra,ti lënë edhe pa ngrohje.

Edhe thonë paturpësisht i kemi plotësuar kërkesat.

Edhe ZDF-ja gjermane e tregoi qartë se ç’kërkesa kanë plotesuar.

Apo i ka mesuar ai i shkalluari,që kanë kryeministr se edhe ZDF- ja është kazan.

Si s’kane turp xhanëm!!

Edhe kanë guxim e bëjnë moral këta të pacipë në qeveri, qofshin të shkarkuar e të ngarkuar nga kryemashtruesi i tyre!!!

Plotësoni kërkesat dhe mbyllni gojën!!!