‘Turbina’, Vasili: Pse Rama nuk i vendos teatrit emrin e një aktori të madh?

538
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Vasili shkruan se ‘Rama nuk duron dot të vendosë teatrit emrin e një aktori të madh’.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:
Emri i sallës Turbina…..qameti i padijes.
Po këta artistët e Teatrit Kombëtar nuk e kuptojnë që kryeministri nuk do t’ju dëgjojë emrin as atyre vetë dhe as atyre që kanë bërë historinë e këtij teatri.
Sallës që do ndërtojë ku do luhet teatër kryeministri ja vë emrin Turbina dhe meazallah se e duron dot ti vërë emrin e ndonjë prej emrave të mëdhenj të këtij teatri, pasi edhe pse nuk jetojnë më, ata e përqeshin kryeministrin edhe nga andej lart ku janë ngjitur.
Sigal