Topalli: Diskutojmë çështje të rëndësishme pa ministrat

449
Ndërsa në Kuvend është duke u diskutuar projekt ligji për koncensionet, ish kryetarja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, është shprehur se në këtë seancë plenare, ku po diskutohen çështje të rëndësishme dhe ku mungojnë ministrat, po bëhet dialog të shurdhërish.
“Në parlament po bëjmë monolog apo dialog shurdhësh. Ku janë ministrat? Ku është Kryeministri? Ku është Kryetari i Kuvendit?”,- pyeti Topalli.
Ajo u shpreh se çështje jashtëzakonisht të rëndësishme diskutohen pa Kryeministrin, pa ministrat, pa kryetarin e parlamentit. “Nuk po bëhet dialog. U kërkoni të vijnë në seancë”,- tha ish kreu i Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sigal