Terror antisindikalist në HEC-in e Ulëz-Shkopetit

593
Sigal

Kërkesat: Të anulohet privatizimi i hidrocentralit! Kërcënohet me largim nga puna kreu i grevës. Qeveritarët aktualë, dje në opozitë ishin kundër

Ditën e djeshme, Këshilli i Sindikatave të Pavarura të Industrisë organizoi një protestë me objekt ndalimin e privatizimit të hidrocentralit Ulëz-Shkopet dhe për zbatimin e të drejtave të punëtorëve, të njohura me ligj. Për paradoks, privatizimi i firmosur nga qeveria, nuk kundërshtohet më nga funksionarët e lartë, dje opozitarë që protestonin e bënin thirrje për ndalimin e firmosje nga qeveria “Berisha” në pushtet. Atëherë denonconin miliona lekë humbje të pasurisë kombëtare nga privatizimi, ndërsa sot heshtin…

PROTESTA

Ashtu sikur edhe ishte planifikuar dhe konform të gjitha ligjeve të organizimit të protestave sindikaliste, këtë të premte Këshilli i Sindikatave e Pavarur e Industrisë, Energjetikës dhe Securitys së Shqipёrisë, (SPIESSH) në bashkëpunim me sindikalistët e “HEC Ulëz-Shkopet” organizuan grevën një orë pranë ambienteve të “HEC Ulëz-Shkopet” për të kërkuar të drejtat e tyre. Edhe pse greva ishte brenda ligjshmërisë dhe ishte firmosur nga një masë e konsiderueshme anëtarësh të kësaj sindikate, për “Kalë  Trojës” do të shërbente i pari kësaj dege sindikaliste, Mark Pepa që vetëm pak orë më parë do të “solidarizohej” me kërkesat e padrejta të bashkëfshatarëve dhe bashkë kolegëve të tij të larguar nga puna. Administratorët e HEC-it Ulëz –Shkopet, krahas presionit verbal një javor, i kishin marrë “masat” që ta dështonin këtë protestë si me antigrevistët e Sindikatës së Federatës që drejtohej nga Taf Kolecit, por edhe me kërcënimin e një qarkore të afishuar në ambientet e HEC-it. Gjithsesi, kësaj proteste nuk i mungoi pjesëmarrja nga sindikalistë të gjithë kategorive e moshave. Vendi zyrtar i organizimit të protestës ishte përpara portës së hidrocentralit të Ulzës, por një e tillë u “organizua” edhe në ambiente të tjera, ku sindikalistë që ishin ende në punë të trembur nga pjesëmarrja legale përkrahnin të drejtat e kolegëve të tyre të hedhur në rrugë pa asnjë kriter. Këshillit Kombëtar SPIESSH dhe Këshillit Sindikal të “HEC Ulëz-Shkopet” kishte miratuar këto kërkesa dhe parulla: “Të respektohen të drejtat e punonjësve!”, “Të kthehen në punë të larguarit sindikalistë!”, “Të zbatohet Kodi i Punës!”, “Të anulohet privatizimi i HEC Ulëz-Shkopet”, etj… Greva u bë konform parashikimit ligjor edhe pse ra në indiferentizmin fodull të administratës. Në mungesë të kryetarit të grevës, z.Nikoll Rica, të cilit vetëm disa minuta përpara se të fillonte greva ju bë presion me telefon, për largim nga puna nga Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, Kurum, Gjergj Muça, fjalën e rastit e mbajti zëvendëskryetarja e grevës zonja Kristina Filaj do të theksonte se, ky është vetëm fillimi i një lufte që ne kërkojmë ta çojmë deri në fitimin e të drejtave tona. Ne i bëjmë thirrje presidentit turk të Kompanisë “Kurum” që të ulet dhe të dëgjojë me vëmendje kërkesat tona drejtpërdrejt, pa tellallë, sepse ato nuk janë jashtë realitetit. Jemi të sigurt se “mercenarët” që ka vendosur në drejtim këtu i fshehin problemet. Ai nuk e njeh situatën që është këtu në Ulëz dhe Shkopet. Ne e mbështesim reformën, por nuk mund të pranojmë kurrë që shkurtimi të bëhet në bazë të miqësisë. Nuk ka asnjë logjikë që të pushohen punëtorë kryefamiljarë dhe të rrinë nga 2-3 persona nga një familje në punë. Edhe presidenti i  SPIESSH, z.Ramis Hamzollari u premtoi mbështetje maksimale sindikalistëve. “Është një protestë brenda ligjit dhe brenda të drejtës sindikaliste. Ky është fillimi i një procesi dhe ne po përpiqemi me të gjitha mundësitë ta përcjellim tek drejtuesit kryesor të Kompanisë Kurum, mbasi dyshojmë se këto probleme që janë këtu ata nuk i njohin. Një thirrje u bëj, edhe pjesëtarëve të tjerë të sindikatës të jenë pjesë e të tërës, mbasi kështu do të mund të përcjellim dhe zgjidhim me guxim hallet dhe të drejtat ligjore. Nuk shikojmë ndonjë zgjidhje me administratorët këtu, kështu që do ta përcjellim këtë deri tek drejtuesit kryesor. Padyshim që do t’i shkojmë deri në fund, por le të shpresojmë në një zgjidhje të shpejtë se shkallët ekstreme të protestës. Një falënderim u çojmë edhe forcave të rendit”, -pohoi Hamzollari.

PRIVATIZIMI I HEC-eve

Po si u privatizuan këto HECE dhe problemet që sollën këtë situatë? Kjo histori nis që në vitin 2012. Ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Sokol Dervishaj, sqaroi atë kohë në media procedurat për privatizimin e hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz dhe Shkopet, për të cilat ofertat më të larta i afroi kompania turke “Kurum” me total, 109,5 milionë euro.
Dervishaj tha se, pas pranimit të ofertave për blerjen e HEC-eve në 21 dhjetor 2012, Komisioni pranoi ofertat afruar nga “Kurum”, që rezultuan më të larta edhe nga vlerësimet e konsulentit ndërkombëtar, IFC.  “Nga vlerësimet e konsulentit ndërkombëtar dhe lokal, vlera e aseteve për dy HEC-et Bistrica 1 dhe 2 është përcaktuar 44.657 738 euro, për HEC-et Ulëz dhe Shkopet 31.734.626 euro, me një total 76.392.409 euro”, tha Dervishaj. Sipas tij, nga metodologjia e kontabilitetit për vlerësimet në HEC-et Bistrica 1 dhe 2, vlera e llogaritur arrin 44. 657.783 euro dhe 31.736.626 euro për Ulzën dhe Shkopetit dhe në total, 76.392.409 euro. Dervishaj tha se dhe vlera e transaksioneve përcaktonte për HEC-et e Bistricës vlerën 29.617.500 euro dhe 48.618.000 euro për Ulzën dhe Shkopetin.  Dervishaj ju referua disa privatizimeve për HEC-e të ngjashëm në dy vitet e fundit në Bullgari, Kili, Kinë, Filipine, Gjeorgji, Turqi, Vietnam. Sipas tij, “çmimi mesatar në këto vende llogaritet në 1,2 milionë euro/MË”.
Fuqia totale e instaluar e energjisë për 4 HEC-et është 76,7 Më. Për HEC-et Bistrica 1 dhe 2 që kanë fuqi të instaluar 27 Më, “Kurum” ka ofruar vlerën 1.9 milionë euro/MË, ndërsa për HEC-et Ulëz dhe Shkopet vlera mesatare llogaritet në 1,1 milion euro/MË. Këto dy HEC-e kanë fuqi të instaluar më pak se 50 MË, tha Dervishaj. Sipas tij, jo të katër HEC-et kanë të njëjtën gjendje pune sot. “Kurum” ofroi 57,5 milionë euro për dy HEC-et në Bistricë si vlerë më të lartë financiare pasi ato janë në gjendje optimale operimi, ndërsa për Ulzën dhe Shkopetin do të duhen më se 30 milionë euro për rehabilitimin e tyre, për shkak të vjetërsisë së aparaturave, etj”, tha Dervishaj. Sipas eksperiencës botërore, është privatizim i suksesshëm, ku pati interes të madh dhe ku morën pjesë 7 kompani, shtoi ai. Zëvendësministri i Ekonomisë hodhi poshtë akuzat e opozitës, se qeveria ka përdorur dy standarde vlerësimi për privatizimin e HEC-ve, duke shkaktuar një humbje prej 125 milionë euro.  Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se METE ka përdorur standarde të ndryshme në privatizimin e 4 HEC dhe atij të Lanabregasit, Dervishaj tha se kemi të bëjmë me “dy procese të ndryshme dhe të pangjashme.” Kështu, qeveria miratoi privatizimin e hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 dhe Shkopet-Ulëz duke njohur ofertën më të lartë të paraqitur nga kompania “Kurum” dhe pritet nënshkrimi i kontratës së privatizimit.

NJOFTIMI PËR SHTYP

Njoftim për shtyp i datës 21.12.2012, i ri sjellë sot për lexuesin, nxjerrë më qartë situatën e privatizimeve të këtyre HECE-ve. “Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në praninë e mediave hapi zarfet me dokumentet teknike dhe financiare për shitjen e katër hidrocentraleve. Ofertat për tenderin për shoqërinë HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a janë si më poshtë: Georgian American Alloys, Inc 30.355.000 euro Energolinija LLC 44.847.496 euro; Consortium:- TRE SPA- Italy Novapoëer- Camuna Idroelecçricha 27.500.000 euro, Çalik Enerji 19.300.000 euro; “Kurum” International Sh.A 52.000.000 euro, ERPA Investment 35.100.000 euro; Agna Consortium 37.100.000 euro. Ofertat për tenderin për shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a janë si më poshtë:

Georgian American Alloys, Inc 26.500.000 euro, Energolinija LLC 31.888.084 euro , Çalik Enerji 15.800.000 euro; “Kurum” International sh.a 57.500.000 euro…

 

SPECIALISTI PAJTIM BELLO

I shqetësuar nga procedurat e mësipërme, atë kohë, specialisti Pajtim Bello, sot funksionar i lartë në qeverisjen e së Majtës, bëri një thirrje e denoncim publik me alarmin: “Ndaloni procedurat e privatizimit pёr Hidrocentralet Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2!”. Ajo i drejtohej Z.Bujar Nishani, President i Republikёs tё Shqipёrisё, Zotit Sali Berisha, Kryeministёr i Shqipёrisё dhe deputetëve tё Kuvendit tё Shqipёrisё. Ja çfarë denonconte Pajtim Bello: “Tё nderuar zotёrinj! Jam matur mёse njё herё pёr t’iu shkruar publikisht, qё kur Qeveria dhe Parlamenti miratuan ndarjen e Hidricentraleve Ulёz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga asetet/pasuria e pa tundshme e KESH sha, me qёllim privatizimin e tyre. E vёrteta ёshtё se unё nuk kam heshtur. Kam shprehur kundërshtimin tim mbi kёtё privatizim nё sektorin e prodhimit tё energjisё elektrike. Por ndёr kohё privatizimi katёr hidrocentraleve Ulёz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ka mbritur nё hapat e fundit dhe ka gjasa qё nё pak dite tё pёrfundoj. Duke menduar se asnjёherё nuk ёshtё vonё pёr tё bёrё njё veprim tё dobishёm, po iu drejtohem publikisht pёrmes medias me kёto pak rreshta. Privatizimi i kёtyre hidrocentraleve nuk ёshtё njё operacion politiko-financiar i dobishёm pёr Buxhetin e Shtetit, pёr ekonominё e vendit dhe pёr tё gjithё shqipёtarёt as sot dhe as nё tё ardhmen. Fare thjeshtë, duke shitur kёta katёr hidrocentrale, Qeveria zvogëlon fondin publik/shtetёror tё burimeve tё prodhimit tё energjisё elektrike nё vend. Pa kёto hidrocentrale prodhimi publik i energjisё elektrike nё vend do tё zvogёlohet me 500milionё kvvh nё vit. KESH sh.a çdo vit importon ose blen nga prodhuesit privatё (tё energjisё elektrike) njё sasi energjie elektrike 1.5 deri nё 2.5 miliardё kvvh nё vit. Me shitjen/privatizimin e kёtyre hidrocentraleve kjo sasi do tё rritet edhe rreth me 0.5 miliardё këh nё vit ose 1.2 deri nё 1.33 herё mё shumё ndaj sasisё tё energjisё elektrike qё blihet/importohet pa kryer kёtё privatizim. Nё kushtet kur prej vitesh Sistemi Elektrik Shqiptar ёshtё mbёrthyer nga njё krizё financiare (e cila do tё vazhdojё gjatё!..), burimet financiare pёr tё pёrballuar kёtё blerje/import tё energjisё elektrike janё pёrballuar nga Buxheti i Shtetit, siç ka ndodhur edhe nё vitin 2012. Pёr tё blerё kёtё energji elektrike shtesё buxheti i shtetit do tё paguaj mё shumё 30 milionë euro çdo vit, duke filluar që nga viti 2013 dhe do tё ndodhё kёshtu pёr shumё vite tё tjerё. Qeveria mund tё arkёtojё 110 milionё euro nga privatizimi i kёtyre hidrocentraleve dhe nё rastin mё tё mirё pёr 44 muaj do ta nxjerrё/paguaj kёtё shumё eurosh prej Buxhetit tё Shtetit. Mbas 44 muajsh Buxheti i Shtetit dhe shqiptarёt do të pagujnё njё humbje prej 30 milionё eurosh vit pёr vit, vetёm e vetёm se sot po shesim kёta katёr hidrocentrale. Vetёm kaq mjafton, nuk ka pёrse tё rrjeshtoj edhe tё tjera arёsye, qё unё i kam thёnё disa herё me parё. N.q.s Qeverisё momentalisht i duhen burime financiare, ka rrugё tё tjera pёr ti siguruar. Nuk duhet qё tё penalizojmё brezat qё vijnё duke iu hequr nga duart (nga prona publike) kёto katёr perla të hidrocentraleve, qё iua kanё lenё brezat qё shkuan. Kjo ёshtё sa e pa drejtё edhe ekonomikisht e dёmshme. Pёr vite me radhë shuma, qё brezat do tё paguajё, do te jetё qindra dhe miliarda euro. Me pak mundim Qeveria duhet dhe mund tё gjejё tё tjera rrugё pёr burime financiare. Nuk ёshtё mirё tё hamё e tё pimё nё kurriz tё sё ardhmes tё shqiptarёve. Ёshtё koha tё mendojmё qё pёr brezat e ardhshёm tё lemё dicka mё shumё pasuri se sa gjetёm, si kёto qё po tentojmё t’i shesim/privatizojmё. Asnjёherё nuk ёshtё vonё tё bejmё diçka tё mire dhe kёtё Ju e kini ne dorё ta bёni sot. Ndaloni shitjen/privatizimine e kёtyre katёr nidrocentraleve. Shёrbejuni shqipёtarёve pёr sot dhe pёr tё ardhmen. Gjeni rrugёn e arsyeshme qё brezat e ardhsmё tё na kujtojnё me respekt. Nuk ёshtё zgjuarsi dhe burrёri tё shesim pasuri tё tilla!.. Ndaleni kёtё proces!..Mё mirё vonё se kurrё dhe tё gjithё do tё jemi tё fituar sot, nё tё ardhmen e afёrt dhe atё tё largёt”.