Taksidarët e Ramës predikime kundër LSI-së. S’keni parë gjë akoma, LSI njeh vetëm rritje!

585
Eglantina Marashi
Ndjek me ëndje hallin e madh që na i ka zënë dhe po shprehin vazhdimisht disa “analistë”, pseudo analistë, ish “anëtarë” të LSI-së, (anëtare në thonjëza sepse s’kanë qenë kurrë pa thonjëza, por për interesa të caktuara) dhe disa ‘politikanër’, në lidhje me largimet e anëtarëve nga LSI, apo “shkërmoqjen” e LSI-së siç preferojnë ta quajnë. Ju kujtoj që LSI-ja ka lindur si sfidë ndaj arrogancës së qeverisë së asaj kohë, por tani po reziston dhe do rezistojë shumë më e madhe dhe më e fortë se atëherë dhe do i bëjë sfidë qeverisjes së kësaj kohe. Ju kujtoj, por dhe garantoj që përpjekjet për të demoralizuar LSI-në dhe njerëzit e saj siç rezultuan të pasuksesshme me “Super Dushkun” apo dhe me ndryshimet që iu bënë Kushtetutës së Shqipërisë në 2008-n vetëm e vetëm që të eliminohej LSI-ja, ku përkundër këtyre përpjekjeve LSI u rrit, anëtarësia u zgjerua dhe, mbi të gjitha, u shtuan njerëzit që besonin dhe besojnë në të. Pasi përsëri falë mbështetjes dhe këmbënguljes së këtyre njerëzve LSI mbijetoi në zgjedhjet e 2009 duke u kthyer menjëherë në një faktor stabiliteti për vendin. E po kaq rol të rëndësishëm dhe kyç luajti në koalicion më PD duke i shërbyer gjithnjë stabilitetit dhe jo kaosit, progresit të reformave dhe jo regresit të tyre. Edhe në koalicion me PS roli i LSI në votimin e 3 ligjeve që kishin të bënin më integrimin evropian qe kusht koalicioni dhe u kthye në kusht konsensusi mes palëve në arritjen e miratimit me konsensus të plotë. LSI preferoi të hynte e vetme ne garën e 25 qershorit si forcë e madhe tashme përballë sulmeve të fuqishme nga 2 forcat e mëdha politike dhe rritja e saj edhe kësaj here ishte e konsiderueshme në anëtarësi, votues dhe kjo e përkthyer në mandate. LSI lindi si parti në opozitë dhe kësaj here zgjodhi të jetë në opozitë, në opozitën e vërtetë që qytetarëve u mungon prej vitesh. LSI nuk ka frikë, anëtarët e LSI nuk kanë frikë, përkundrazi janë plot me kurajë dhe guxim për t’u përballur qoftë me presionet ndaj vendeve të punës, qoftë për të denoncuar çdo abuzim që përballemi çdo ditë, qoftë dhe për ta mbështetur hapur luftën e saj përballë krimit, drogës dhe oligarkëve. Njerëzit besnikë të LSI-së kanë qenë dhe do të jenë me të në çdo betejë të saj, as intrigat, as pazaret dhe as përpjekjet të diktuara nga kazanxhinjtë, tepsixhijntë e timonierët nuk e zbehin kauzën e tyre, nuk e tkurrin aspak LSI-në.
Sigal