Pr/buxheti 2018. LSI propozon: Ulje e TVSH për ushqimet bazë të shportës

389
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend propozimet e saj në lidhje me pr/buxhetin e qeverisë për vitin 2018.
Në amendamentet që LSI ka dorëzuar në Kuvend kërkohet që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20 në 5 %
Një tjetër propozim ka të bëjë me TVSH për biznesin, për të cilin LSI kërkon që pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria
LSI propozon gjithashtu që taksa e banesës së parë të jetë zero, për banesën e dytë dhe më shumë të mbetet propozimi i qeverisë. 


Sigal