Takimi i sotëm me Lulzim Bashën, ish-ministri Dritan Demiraj zbulon detaje

81
Ish- ministri teknik i qeverisë “Rama 1”, i cili për 4 muaj shërbeu në ministrinë e Brendshme, Dritan Demiraj zbulon detaje nga dreka e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ai shkruan se dreka e sotme konfirmoi bashkëpunimin e gjatë në interes të çdo qytetari shqiptar, për një demokraci të prekshme nga çdo qytetar dhe për një qeverisje shumë më të mirë.
Postimi i plotë:
Te nderuar miq!
Ishte nder dhe privilegj qe sherbyem per rreth 4 muaj ne detyra si ministra te qeverise.
Falenderoj z. Lulzim Basha per besimin, mbeshtetjen dhe nominimin.
Gjithashtu ishte privilegj bashkepunimi me Znj Ledina Mandia, znj Xhulieta Kertusha, Znj Helga Vukaj dhe Znj Mirale Karabina, Doktor Arben Beqiri dhe Z. Gazmend Bardhi.
Takimi dhe dreka e sotme as me pak as me shume konfirmojne bashkepunimin e gjate ne interes te cdo qytetari shqiptar, per nje demokraci te prekshme nga cdo qytetar dhe per nje qeverisje shume me te mire. DD.