Tahiri: Jam gati të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut që të zbardhet e vërteta

597
Kush fshihet pas arrestimit të Saimir Tahirit? A janë pas kësaj historie kryeministri Edi Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj? Ndonëse pyetje me shumë ‘spec’ brenda, ish-ministri Saimir Tahiri ndonëse u tregua i rezervuar me përgjigjen, u mundua të jepte përgjigje.
Ai i vendosur pohoi se do vetëm që të zbardhet e vërteta edhe nëse do jetë në një qieli më të largët të burgut. Tahiri tha në ‘Opinion’ sot se ai do rrijë atje deri sa të zbardhet e vërteta.
Ka rol Fatmir Xhafaj në nxjerrjen e materialeve?
Unë e di që….interesante. Dhe sot po ju them se nuk është dita që të merrem se kush ja rol në këtë histori. Të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut. Do rri aty dhe pasi të zbardhet e vërteta.
A është zoti Rama pas kësaj historie?
Unë kam qenë ministër. S’po largohem. Sot më intereson vetëm e vërteta. Më intereson që im bir nesër kur të rritet, të mos kthejë kokën pas. Që familja ime të jetë e qetë.
Sigal