Tahiri-gjykatësve: Do ishit më fisnikë të më dënonit si trafikant droge

494
Sigal

Ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Saimir Tahiri ka sfiduar edhe gjyqtarët pasi e lanë të lirë.

Duke folur për mediat, Tahiri është shprehur se nuk e kuptonte vendimin e dhënë ndaj tij.

‘Do të ishte më fisnike që gjykata të më kishte dënuar si trafikant droge, se sa për një gjë që nuk e kuptoj’, është shprehur për gazetarët Saimir Tahiri.

Vendimi është dhënë mbrëmjen e sotme nga trupa gjyqësore Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Këta të tre gjyqtarë kanë vendosur të rrëzojnë akuzat e tjera të ngritura nga prokuroria për Tahiri, që janë ‘trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë’.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.