Tabaku reagon për Bindjen Demokratike/ Ja vlerësimi që ka për Patozin

447
Sigal

Jorida Tabaku, ish-deputete e PD-së, tha se gjithkush duhet të vendosë interesin publik mbi interesin privat, duke shtuar se interesi publik është largimi i Edi Ramës.

Në këtë mënyrë Tabaku i është përgjigjur pyetjes në studion e News 24, mbi krijimin e partisë “Bindja Demokratike”, e cila drejtohet nga Astrit Patozi.

Tabaku tha se çdo forcë politike që vendos interesin privat, i uroj shumë suksese dhe të provojë veten si forcë politike në një garë.

“Unë kam një vlerësim maksimal për këdo që ka dhënë kontribut në PD dhe sot nuk është më. Do kisha shpresuar që fronti opozitar të kishte sa më shumë figura, përfshi edhe zotin Patozi, për të dhënë kontribut së brendshmi dhe jo për të sulmuar së jashtmi. PD nuk është e keqja e këtij vendi.