Sulmi seksist i Gjinushit ndaj gazetares, AWEN letër Kuvendit: Të mbahet qëndrim ndaj gjuhës diskriminuese ndaj grave

433
Sigal

 

Deklarata seksiste e Skënder Gjinushit ndaj gazetares Enkelejda Mema bërë pak ditë më parë, nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së AËEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas n? Shqip?ri që e ka cilësuar si një gjuhë diskriminuese përdorur nga Gjinushi.

Lidhur mbi këtë ngjarje Rrjeti i Fuqizimit të Gruar i ka dërguar një letër të hapur Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si edhe Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkohet të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj gazetareve gra.

AWEN reagon kundër gjuhës diskriminuese përdorur nga Z. Gjinushi!

LETËR E HAPUR drejtuar: Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Për dijeni:

Kuvendi i Shqipërisë

Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Nënkomisionit për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje,

Z.Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Avokates së Popullit

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Lënda: Organizatat që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore, kërkojmë të reflektohet dhe të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj gazetareve gra.

I / E nderuar znj. / Z.,

Si grupim i organizatave të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e gave dhe në emër të aktivistëve të të drejtave të njeriut kërkojmë të reflektohet dhe të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj punonjësve të shtypit dhe në mënyrë të veçantë ndaj gazetareve gra.

Duke marrë shkas nga gjuha dhe qëndrimi fyes i përdorur nga Z.Skënder Gjinushi, i sapozgjedhur në detyrën e nderuar të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndaj gazetares Enkeleda Mema gjatë një interviste në datën 24 Maj 2019, sjellim në vëmendjen tuaj shqetësimin e thellë që kemi për faktin se qëndrime të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe janë pjesë e gjithë aktualitetit social, politik e kulturor të vendit.

Ajo që na shqetëson më tepër në këtë rast është se kjo gjuhë po përvetësohet edhe nga përfaqësuesit më të lartë të shkencës.

Për këtë arsye ne:

• I bëjmë thirrje Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të reagojë menjëherë dhe të bëjë përgjegjës Z.Gjinushi për gjuhën e përdorur, me qëllim që kjo gjuhë të mos zërë vend në qarqet e urta të shkencës shqiptare;

• I bëjmë thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe organizmave të tjerë që sipas detyrave të tyre të mbajnë qëndrim në bazë të ligjit dhe të veprojnë kundër gjuhës së papranueshme, diskriminuese dhe seksiste të përdorur;

Qëndrime të tilla jo vetëm që janë hapa pas për një vend dhe një shoqëri demokratike, por janë qëndrime diskriminuese dhe në kundërshtim të plotë me Konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

Sinqerisht,

AËEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas n? Shqip?ri

Gruaja tek Gruaja, Shkod?r

Qendra “Aleanca Gjinore p?r Zhvillim”, Tiran?

Qendra psiko-sociale “Vatra”, Vlor?

Linja e K?shillimit p?r Gra dhe Vajza, Tiran?

Forumi i Gruas Elbasan

Shoqata “Agritra-Vizion”, Peshkopi

Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durr?s

Shoqata ”Jona”, Sarand?

Shoqata ”Un? Gruaja”, Pogradec

Qendra p?r Nisma Ligjore Qytetare, Tiran?