Spaho flet pas Konferencës së Kryetarëve: Propozimi ynë për ‘Magjistraturën’. Qeveria të ketë kujdes me Teatrin

578
Sigal

Opozita ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e rendit në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të thirrur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci. Mbledhja e Konferencës së kryetareve vjen pas mbledhjes së grupeve që zhvilloi PD dhe PS. Spaho tha në mbledhje se qeveria drejtohet nga krimi dhe Taulant Balla nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve sepse sipas tij është i lidhur me trafikantë të dënuar për drogë.

Kreu i grupit te PD, ka folur edhe pas mbledhjes dhe ka treguar se për çfarë është diskutuar. Spaho tha se është ngritur shqetësimi i krimit dhe vrasjeve, duke përmendur edhe sulmin me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala. Spaho tha se mazhoranca duhet të sjellë ligjin për Teatrin në Kuvend pas refuzimit te Metes per ta dekretuar. Ai tha se është propozuar rishikimi i paketës së 6 ligjeve të reformes në drejtësi, ku përfshihet edhe ligji per magjistratët.

“Kemi paraqitur propozimin që 7 ligjet e reformes në drejtësi të miratohen me konsensus, ku vetëm një u miratua. Kemi propozuar rishikimin e paketës së 6 ligjeve qe nuk mund të zgjidhen vetëm me ligjin e magjistraturës. Ata duan dy vite të përfundojnë shkollën nuk kanë njohuritë e duhura”-tha nder te tjera Spaho.

Pjese nga fjala e Edmond Spahos:

“Ngrita shqetësimin të gjendjes kriminale në vend. Shtrirjen e krimit në qytetet kryesore të vendit si edhe kriminalizimin e qeverisjes. Solla në vëmendje jo vetëm gjendjen në qytetet kryesore të vendit por edhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala gjë që është pika kulmore e asaj politike që ka ndjekur Rama, në luftën e ashpër që ka ushtruar gjithmonë ndaj medias në tërësi që nuk kanë qenë në unision me qëndrimet e tij politike. Është kjo përkëdhelje e tij ndaj krimit që kanë sjellë ngjarje të tilla. Solla në vëmendje rastin e kreut te grupit PS që ka lidhje familjare më një të dënuar me 22 vite burg për trafik droge. Si edhe ngrita shqetësimin e rastit të deputetit Ergys Cyrbja që sikundër është vërtetuar komunikon me përfaqësuar të një bande mjaft të rrezikshme, banda Shullazi.

Nevojën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, ngrita shqetësimin e cështjes së reformës në drejtësi e cila ka dështuar, sot jemi pa KLGJ dhe pa KLP. 11 prokurorë e gjyqtarë ndaj të cilëve janë ngritur probleme serioze për kapërcim të vettingut. Zgjidhja nga PD, që në 2016 kur u miratuan ndryshimet në kushtetutë kemi paraqitur propozimin që 7 ligjet e reformes në drejtësi të miratohen me konsensus, ku vetëm një u miratua. Kemi propozuar rishikimin e paketës së 6 ligjeve nuk mund të zgjidhen vetëm me ligjin e magjistraturës. Ata duan dy vite të përfundojnë shkollën nuk kanë njohuritë e duhura. Ngrita çështjen e teatrit. Urova që maxhoranca të ketë kurajon e ta sjellë ligjin në Kuvend dhe të miratojë dekretin e të rrëzojë ligjin për Teatrin. Është e qartë që nuk e kanë këtë vullnet por të kenë parasysh deklaratën e Basha, që paqëndrueshmëria politike do jetë tipari kryesor mes maxhorancës dhe opozitës”- tha Spaho.