Spahiu: Erion Velia është specia tipike e Rilindjes, etaloni se si një rilindas duhet të jetë, të tjerët i vijnë pas

103

Nga Përparim Spahiu:

Erion Velia është specia tipike e Rilindjes, etaloni se si një rilindas duhet të jetë, të tjerët i vijnë pas.

Kryetar ilegjitim i bashkisë më të madhe në vend vazhdon me babëzi pushtimin e çdo cepi te gjelbër nga kulla betoni.

Mashtrues dhe shpifës ordiner, me vepra penale mbi kurriz.

Shpërdorues fondesh publike, tenderash pa asnjë lloj gare.

Prishje ndërtimesh me çertifikatë pronësie pa asnjë vendim ligjor, duke mos kursyer as gazin lotjesllës ndaj fëmijëve në gjumë në 5 të mëngjesit.

Njeriu që premtoi asnjë ndërtim pasi kishim shumë banesa të pa shitura, ndërkohë që vetëm një vit përpara zgjedhjeve dha mbi 300 leje ndërimi.

Qyteti gëlon nga kamiona, betoniere, e vinça, në çdo cep.

Tirana sot është kryeqyteti më i ndotur në Europë.

Qyteti me çmimin më të lartë të ujit dhe ujë nuk ka.

Qyteti me taksat më të të larta në rajon në krahasim me të ardhurat.

Qyteti ku 700 metër rrugë kushtojnë miliona euro.

Ai e di shumë mirë që nuk votohet më, prandaj dhe nxiton për të mbyllur te gjitha projektet që ai dhe Edi Rama ka pasur dhe ka në kokë.

Ndalimi i marrëzisë së tij është një emergjencë, për këdo që vërtet e ka ndarë mëndjen të jetojë në Tiranë.