Sokol Olldashi:“Rama nuk ka idenë si rritet biznesi”

508
Sigal

Reagim i ministrit  Olldashi ndaj deklaratës së Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për punësimet në infrastrukturë

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ra reaguar në rrjetin e vet social, Facebook, mbi prezantimin e programit ekonomik të Edi Ramës në tryezën që organizoi me biznesin. Ministri Olldashi, ndër të tjera, thotë se, Edi Rama nuk ka idenë se si rritet biznesi e krijohen vendet e reja të punës. Sulmi i z.Rama mbi rrugët tregon se ai nuk e ka absolutisht idenë se si rritet biznesi dhe si krijohen vendet e reja te punës. Ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në punësim. Kjo është arsyeja pse ne kemi shtruar 10 mijë km rrugë, dhe qytetarët mund t’i shohin vetë rezultatet. Teksa ndërtoheshin këto rrugë të reja, 45 mijë shqiptarë u punësuan, çdo vit, në këtë proces. Kur rrugët u ndërtuan, biznese të reja lindën, duke punësuar më shumë shqiptarë. Dhe sot, këto rrugë shfrytëzohen për të dërguar produktet në tregje dhe, edhe më shumë shqiptarë janë të punësuar në këtë cikël, duke transportuar produktet në portet dhe në kufijtë e vendit, për t’i shituar në tregun botëror. Ky është një tjetër shembull se plani i zotit z.Rama për punësim është një fantazi e sajuar në dhomën e tij të ndenjes”, shkruan ministri Olldashi.