Sokol Hazizaj: Nisma kushtetuese e Opozitës për Vettingun në politikë është e nxituar dhe me mangësi

559
Sigal

konstitucionalist: Të ngrihen sa më shpejt KLGJ, KLP, SPAK, KBH, KED dhe politika të qëndrojë larg ndryshimeve Kushtetuese

Lëvizje të nxituar dhe me tepër mangësi”. Kështu e cilëson, draftin e opozitës për të ashtuquajturin Vettingun e politikanëve, konstitucionalisti Sokol Hazizaj. Në një prononcim për gazetën “Telegraf” konstitucionalisti Sokol Hazizaj shprehet se Kushtetuta i ka të gjitha instrumentet për ta bërë një gjë të tillë pa prekur Kushtetutën. Përgjegjëse për këtë situatë, ai bën marrëveshjen PD-PS në 2008-ën për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor. Kjo sipas tij është rrjedhojë e përfshirjes në politikë të njerëzve në konflikt me ligjin.

 Sokol Hazizaj: Ndryshimet e sistemit zgjedhor dhe atë Kushtetuese në 2008 sollën pasojën për të cilën politika e ka vite që e ruan. Pasoja është ndërmjetësimi, bashkëpunimi midis politikës dhe krimit. Mendoj se drafti i opozitës për Vettingun në politikë është i nxituar, jemi në këtë gjendje, përfundimisht për shkak të ndërhyrjeve arbitrare dhe te pa menduara të politikë-bërjes mbi Kushtetutën, jemi në mungesë totale të aksesit të qytetarit në sistemin e drejtësisë.

Konstitucionalisti Hazizaj, duke u shprehur kategorikisht kundër ndërhyrjeve për ndryshimin e Kushtetutës për draftin e Opozitës për vettingun në politikë, thotë se këto nisma të ndërmarra si nga pozita si nga opozita, kufizojnë të drejtat e qytetarëve. Madje, konstitucionalisti Hazizaj shkon përtej, duke e parë këtë propozim si preludin e një marrëveshjeje të fshehtë politike, që mund të konkretizohet në të ardhmen.

Konstitucionalisti Hazizaj: Kodi Zgjedhor i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është një institucion kushtetues, pa dyshim e zbutën rolin atje, dhe këtu fillojnë gjërat e 2008, por, pos këtij dueti pozitë-opozitë dhe mund të ketë gjera edhe programe, që shtynë njëra tjetrën në kompromis. Prandaj, edhe drafti i Opozitës për vettingun në politikë nuk ka na një gjë te re, në përmbajtje dhe në reformë.

I pyetur për zbatimin e reformës në drejtësi, për gjyqtarët dhe prokurorët, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, shpreh rezerva, duke i argumentuar si të njëanshme vendimet e Komisionit te Pavarur të Kualifikimit, pasi sipas tij, argumentimi i tyre është i çalë, duke u përqendruar vetëm në 1 nga 3 shtyllat e përcaktuara me ligj; atë të pasurisë. KPK – thotë Hazizaj, – ka mënjanuar verifikimin e integritetit moral dhe profesional të tyre.

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Dhe vendimmarrjet e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë vetëm në një dimension, në atë të pasurisë kjo ka qenë e pamjaftueshëm, pa vlerësimin profesional, i cili ka munguar në vendimmarrjet e KPK-së, unë mendojë që çdo vendimmarrëse e njëanshme e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qoftë dhe e drejtë, është e pa drejtë në vështrimin ligjor, sepse duhen të realizohen të tre momentet. Nëse dy momente dalin pozitivisht, shumica e mund pakicë, dhe mjafton që t’i imponosh subjektit të korrigjojë situatën, në të cilën ndodhet. Çfarë bëhet me gjyqtarët, të cilët janë në procesin e ardhshëm të vettingut? Cilat janë vendimet që japin ata? Shkoni nëpër gjykatat dhe shikoni që drejtësia penale ka mbaruar.

Konstitucionalisti Soklol Hazizaj sugjeron ngritjen sa më shpejt të institucioneve të drejtësisë, sikurse janë KLGJ, KLP, SPAK, KBH, KED dhe që politika të qëndrojë larg këtyre ndryshimeve Kushtetuese, që e thellojnë më tepër pamundësinë e zbatimit të ligjit.