Shultz, Blair e Stanishev videomesazh në kongresin e PS

402
Kongresi i PS-së nis punimet. Në mesazhet e përfaqësuesve ndërkombëtarë të cilët përshëndetën Kongresin u vu re lavdërimi i Edi Ramës si njeriu me të cilin Shqipëria po ecë në drejtimin e duhur.
Presidenti , i Partive Socialiste Europiane Sergej Stanishev, ish kryeministri britanik Tony Blair por dhe presidenti i PE-së Martin Shultz përcollën mesazhin se Rama po drejton Shqipërinë drejt modernizimit.
Sergei Stanishev, lideri i partisë evropiane socialiste: PS, parti e fortë me rrënjë të thella, fituat mbi regjimin autoritar të Sali Berishës. Arritët të kryenit reforma të rëndësishme, ky vit thelbësor për reformën në drejtësi. Këtë vit nisin bisedimet për negiociatat. ORA 11:15 Pas Veliajt e ka marrë fjalën Taulant Balla i cili tha se Shqipëria me reformat e saj po ecën në rrugën e duhur. Ai ka prezantuar edhe mesazhet e disa personaliteteve: Martin Schultz, president i PE: Më vjen keq që nuk munda të jem…Evropa është në tension dhe solidariteti vë në prove institucionet evropiane, të gjithë aktorët duhet të bashkëpunojnë, të tregojmë kujdes që kriza të mos pengojë rrugën e stabilitetit. Qershorin e kaluar pashë me sytë e mi progresin e madh por pavarësisht s’duhet të harrrojmë reformat që keni për të bërë. Lavdëroj kontributin e Ramës për të përmirësuar qasjen ndaj drejtësisë sociale….shumë suksese për Kongresin tuaj.
Shultz: Reformat janë ende për tu bërë
Kongresi i PS-së u përshëndet nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shultz përmes një videomesazhi
“Duhet të tregojmë shumë kujdes që kriza të mos pengojë stabilitetin në rajon. Kur isha në Shqipëri pashë me sytë e mi arritjet mbresëlënëse por mos harroni se reformat janë ende për tu bërë. Keni mbështetjen e BE. Lavdëroj punën e Edi Ramës”
Toni Blair:
Do zgjidhja Shqipërinë si një vend ku mund të ndihem optimisit për të ardhmen, lidershipi ka rëndësi dhe ai i Edi Ramës po i jep një shtysë të rëndësishme për këtë optimisëm. Shqipëria ka sfida të mëdha, po me politika të qarta dhe pragmatike, po ndodhin dy gjëra të rëndësishme, e para progres hap pas hapi në të gjitha drejtimet, e dyta nga statusi i vendit kandidat, tani Shqipëria mund të shohë përpara për një të ardhme brenda familjes së madhe evropiane. Ne duam të shohim Shqipërinë në BE. Është një vend i larmishëm sa i i përket besimit fetar, pjesa më e madhe janë muslimanë por është një vend që krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare. Shqipëeria ka kaluar shumë kohëra të ërreta, por e ardhmja e saj është e ndritur dhe e merion të jetë e tillë.
Sigal