Shukriu dhe batutat në Kuvend

490
Edhe sot nuk kanë munguar deklaratat ngacmuese në Kuvend për Shukriun. Në seancën e sotme teksa po diskutohej për moratoriumin e gjuetisë, Edi Paloka dhe Lefter Koka thanë se është e vështirë të diskutosh sot për çështjet e rendit të ditës kur ende në mendjen e njerëzve është Shukriu. 
-Eduard Shalsi: Kemi rënë në një batak, diskutojmë për gjithçka, por jo vetëm për ligjet. Nuk është serioze dhe normale të flitet për çështje që nuk janë në rendin e ditës.
-Edi Paloka: Kuvendi është i vetmi vend ku kemi të drejtën e fjalës, si të flasim për ligjin e ushqyerjes me gji kur kemi pamjet e Shukriut në TV, po kur shohim skandale? Këtu skandalet zënë njëri-tjetrin. Ju propozoni të mos i përmendim këto. E drejta e deputetëve për të folur në Kuvend është e padiskutueshme. 
-Lefter Koka: Me këtë adrenalinë pranverore ku dominon Dekriminalizimi, Reforma në Drejtësi, hashashi dhe së fundmi Shukriu, të flasësh për ketrin dhe ariun duket sikur nuk je në vendin e duhur.
Sigal