Shtypi amerikan denoncon Soros

483
Sigal

Gazeta Telegraf/

Mediat amerikane
denoncojnë inspiruesin e protestave në SHBA

George Soros
organizon protestat kundër Donad Trump

Beteja për
sovranitetin e Amerikës është tani mes presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe
globalistit George Soros. MoveOn.org,
një grup liberal që ka shpërthyer në protesta në mbarë vendin, është themeluar
nga “Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Open Society Foundations” i multimiliarderit
Gorge Soros. Është tashmë e ditur se MoveOn.org ishte përgjegjës edhe për shumë
protesta të tjera kundër Trump gjatë fushatës elektorale, disa prej të cilave
ishin të dhunshme dhe të rrezikshme. Të mërkurën – ditën pas fitores së Trump,
MoveOn.org u hodh në aksion. Grupi
nxori një lajmërim në rrjetin social “Facebook”, që njoftonte se ata mund të
organizonin “tubime të paqta rezistence” në të gjithë vendin. Prej dy ditësh
protesta ka në disa shtete. Në Oregon ato janë kthyer në përleshje me policinë.
Protestat kundër presidencës së Donald Trump kanë vazhduar për një natë të dytë
në Amerikë, ndonëse në përmasa më të vogla. Shumica e tubuesve ishin të rinj që
mendojnë se lidershipi i manjatit do të krijojë ndasi të thella racore e
gjinore. Në Portland, policia ka ndeshur ne probleme vandalizmi dhe sjelljeje
agresive. Slogani “Nuk është presidenti im” u rikthye në Filadelfia bashkë me
thirrje të tilla si “Transët kundër Trumpit” dhe “Ta bëjmë Amerikën të sigurt
për të gjithë”. Demonstratat në Mineapolis mbyllën përkohësisht një rrugë
ndërshtetërore. Trafiku u bllokua nga një turmë njerëzish në Baltimorë, e në
San Francisco grupe gjimnazistësh kanë valëvitur flamuj meksikanë. Indinjatës
popullore, Trump iu përgjigj me një mesazh në “Twitter”, mënyra e tij e
preferuar për komunikimin me publikun, ku i cilësonte protestat si “të
padrejta”. Personat e mbledhur përpara kullës së Trump në Nju York, presidenti
i zgjedhur i përshkroi si “protestues profesionistë”, të cilët sipas tij, janë
nxitur nga media.

Implikimet e Soros-it me “Rilindjen” e Ramës
projektojnë humbjen më të thellë të PS në këto 26 vjet

 

George Soros
është njëri prej donatorëve më të mëdhenj të fushatës presidenciale të Hillary Klinton.
Ai gjithashtu ka marrë pjese aktive në manipulimin e zgjedhjeve, nëpërmjet
Fondacioneve për Shoqëri të Hapur, të pranishme në vende të Europës përfshirë
edhe Shqipërinë. Është vërtetuar katërçipërisht se Edi Rama është ‘fatosi’ më
besnik i George Soros në Ballkan, ndërsa Ditmir Bushati njihet në Amerikë si i
financuar nga Soros. Deklaratat e përsëritura të Edi Ramës kundër Donald Trump
do t’i kushtojnë shumë Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nuk do jetë e papritur
një humbje e thellë, në vitin 2017 e Partia Socialiste me Edi Ramën në krye,
ndoshta do të përjetojnë humbjen e tyre më të thellë në këto 26 vjet pluralizëm
politik. Aktualisht në SHBA janë publikuar më shumë se 2,500 dosje, të cilat
vërtetojnë katërçipërisht kontributin e veçantë me të holla që Soros ka bërë në
fushatën presidenciale për Hillary Clinton, ka dhuruar mbi 25 milionë USD vetëm
në gjashtë mujorin e parë të 2016. Soros ka qenë një kontribuues zemërgjerë në
disa organizata të tjera si “Qendra për Progresin Amerikan” e themeluar nga
shefi i fushatës së Klinton, John Podesta, lobisti më i fuqishëm i Washingtonit
në këto tetë vitet e fundit gjatë presidencës Obama dhe i majmur me lekun e
taksa-paguesve shqiptar nga qeveria e Edi Rames. George Soros ka ushtruar
presion tek Hillary Klinton për të ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë
më 2011, një ndërhyrje që Klinton e përmbushi me përpikëri. Gjithashtu George
Soros ka përfituar shuma marramendëse dollarësh nga aprovimi i traktatit të
tregtisë së lirë midis SHBA dhe Panamasë. Vetëm në javët e fundit është zbuluar
se disa kompani të Soros janë përfshirë në skandale që lidhen me këtë traktat.
Kjo marrëveshje u ka dhënë mundësi bilionerëve si Soros të shfrytëzojnë
parajsat fiskale si Panamaja ku varfëria, larja e parave të pista dhe
korrupsioni janë pjesë e kupolës më të lartë shtetërore. Gjithashtu kandidati
për Zv. President Tim Kaine ka kaluar disa darka së bashku me djalin e Soros,
Aleksandër, i cili është parë të ushtrojë influencën e tij në autoritetet më të
larta të Partisë Demokratike. George Soros është arkitekti i protestave më të
fundit, të dhunshme në të gjitha skajet e Amerikës dhe në dhjetë qytetet e saj
më të mëdha, në këtë mënyrë ai është duke provokuar një revolucion të ngjyrës
se lëkurës, në Amerikën e goditur nga stanjacioni ekonomik dhe papunësia.

 

Njerëzit e
Xhorxh Soros në qeverinë shqiptare dhe “Rilindje”

 

1.     
Olsi Rama, vëllai i
kryeministrit

2.     
Linda Basha Rama,
bashkëshortja e kryeministrit

3.     
Milva Ekonomi, Ministre
e Ekonomisë dhe Turizmit

4.     
Endri Fuga, Drejtor i
Komunikimit në kryeministri

5.     
Ditmir Bushati,
ministër i Jashtëm

6.     
Blendi Çuçi, Ministër i
Çështjeve Vendore

7.     
Mirela Kumbaro,
Ministër Kulture

8.     
Eglantina Gjermeni,
Ministre e Urbanistikës

9.     
Arbjan Mazniku,
Nënkryetar i Bashkisë Tiranë

10. 
 Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë