Shqipëria, asnjë progres në raportin për sundimin e ligjit dhe lirinë e madiave

380
Sigal

Vendi ynë u renditet e 71 nga 126 vënde në raportin ndërkombëtar për sundimin e ligjit për vitin 2019, përfshirë pavarësinë e Gjyqësorit, llogaridhënien e qeverisë dhe lirinë e medias. Por Shqipëria renditet e 103 në botë për korrupsion, ryshfet, ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim të fondeve publike

Shqipëria, asnjë progres në raportin për sundimin e ligjit

Shqipëria u rendit në vendin e 71 nga 126 vende në raportin ndërkombëtar për sundimin e ligjit, për vitin 2019. Bazuar në analizën e qytetarëve dhe ekspertëve të pavarur të huaj dhe vendas, raporti paraqet një përmbledhje të sundimit të ligjit në 126 vende bazuar në një numër faktorësh. Ato përfshijnë pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave, llogaridhënien e qeverisë dhe drejtësinë civile. Duke marrë 0.51 pikë nga një 1 e mundshme, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në krahasim me vitin 2018, duke treguar që në 12 muajt e fundit, asgjë nuk është përmirësuar për qytetarët. Shqipëria renditet e gjashta në rajon. Para saj u renditën Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Kazakistani dhe Bjellorusia. Pas Shqipërisë renditen Ukraina, Serbia, Moldavia dhe Turqia. Vendi u rendit pas Tunizisë, Surinamit, Panamasë dhe Hungarisë, e cila aktualisht ndodhet në mes të një krize të sundimit të ligjit dhe lirisë së medias. Raporti merr në konsideratë gjithsej 7 faktorë. Të parët janë kufizimet e pushtetit të qeverisë. Raporti analizon mekanizmat kushtetues dhe institucionalë, të cilat detyrojnë anëtarët e qeverisë, zyrtarët dhe agjentët të japin llogari, duke matur shkallën në të cilën ata detyrohen nga ligji. Gjithashtu merr në konsideratë lirinë e mediave për të raportuar në mënyrë të pavarur dhe për të kritikuar qeveritarët . Shqipëria ndodhet në vendin e 79, duke u renditur pas Sierra Leones, Pakistanit, Filipineve dhe Liberisë, duke treguar kështu një kufizim të përgjithshëm ndaj qeverisë të dobët . Në lidhje me mungesën e korrupsionit në qeveri, përfshirë ryshfetin, ndikimin e paligjshëm dhe shpërdorimin e fondeve publike, Shqipëria renditet në vendin 103, duke e bërë atë një nga vendet më të korruptuara në botë. Ajo renditet së bashku me Nikaraguan dhe Nigerinë dhe lihet pas nga shumica e vendeve afrikane dhe të Amerikës së Jugut, si dhe nga të gjithë fqinjët e saj rajonalë. Shqipëria renditet në vendin e 77 për sa i përket transparencës së qeverisë, me anë të së cilës shihet se si një qeveri shpërndan informacione dhe i pajis qytetarët me të gjitha mjetet e kontrollit ndaj tyre. Sipas raportit, korrupsioni është më i përhapur në parlament, sistem gjyqësor, qeveri dhe polici. Raporti merr në konsiderarë nëse ligjet themelore dhe informacionet mbi të drejtat ligjore janë të botuara dhe gjithashtu vlerëson informacionin e publikuar nga qeveria. Sa i përket të drejtave themelore, të përcaktuara në ligjet ndërkombëtare, renditja e Shqipërsisë ka një përmirësim të lehtë, duke u renditur në vendin e 49 mes Gjerogjisë, Ukrainës dhe Bullgarisë. Në lidhje me rendin dhe sigurinë, Shqipëria renditet në vendin e 31, një vend poshtë Kinës, duke treguar se shteti garanton një nivel të përshtatshëm sigurie për qytetarin dhe pronën. Por kur bëhet fjalë për fuqinë, efiktivitetin dhe zbatimin e në mënyrë të duhur të rregulloreve, Shqipëria renditet në vendin e 97 përkrah Liberisë dhe Uzbekistanit. Kjo tregon se vendi ka probleme domëthënëse në zbatimin e rregullave ligjore dhe administrative brenda dhe jashtë qeverisë. Renditja në vendin e 100, është një rezultat zhgënjyes për drejtësisë civile shqiptare, sepse tregon se qytetarët kanë vështirësi në zgjidhjen e çështjeve të tyre civile. Kjo tregon se sistemi gjyqësor shqiptar është jo leht i aksesueshëm apo i papërballueshëm dhe priret ndaj diskriminimit, korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm të zyrtarëve publik. Këto rezultate, veçanërisht për sa i përket gjyqësorit, procesit ligjor, drejtësisë civile dhe çështje të tjera të lidhura me ligjet apo sistemit të drejtësisë, vijnë në një kohë kur Shqipëria po zbaton reformën në drejtësisë e cila është pozicionuar si “shpëtimtare” e krizës së sundimit të ligjit në Shqipëri. Alice Elizabeth Taylor