Shkodra dhe Malësia e Madhe, dy bashkitë ku vijon ende numërimi

416
Procesi i numërimit të votave për kryetarë bashkie ende nuk ka përfunduar në dy bashkitë në veri të vendit, Shkodër dhe Malësi e Madhe.
Në bashkinë Shkodër, sipas të dhënave të KQZ-së procesi është drejt përfundimit, ndërsa ende janë pa numëruar edhe rreth 30 kuti. Kandidatja e koalicionit të djathtë, Voltana Ademi kryeson me rreth 11 mijë vota më shumë se kandidatja e aleancës së majtë, Keti Bazhdari.
Ndërsa në Malësinë e Madhe mediat raportojnë për incidente mes anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, duke çuar në ndërprerjen e këtij procesi. 
Sipas të dhënave nga KQZ, deri tani, nga 79 kuti janë numëruar vetëm 52, ndërsa rezultati mes kandidatëve të dy koalicioneve është mjaft i ngushtë. Kështu, konkurenti i majtë Tonin Marinaj kryeson vetëm me 90 vota kundrejt rivalit të djathtë Anton Kokaj.
Sigal