Rehabilitohet blloku i pallateve “Ferit Xhajko”, Veliaj: Ta gëzoni, por na ndihmoni që t’i ruajmë

505
Bashkia e Tiranë ka rehabilituar bllokun urban të pallateve në rrugën “Ferit Xhajko” në njësinë administriative 8.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa takoi banorët u shpreh se ky është një premtim i mbajtur një muaj pas marrjes së detyrës ndërsa komuniteti, tha ai, duhet të mirëmbajnë investimet.
Veliaj: “Në vetëm katër javë kemi mbyllur këtë investim në një zonë shumë problematike të Tiranës. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se rregullimi i qytetit kushton, por kushton më pak nëse të gjithë e ruajmë atë që investojmë”.
Kryebashkiaku u ka kërkuar qytetarëve të mos dëmotojnë hapësirat e përbashkëta për tu mos u penalizuar nga paketa e masave që hyri në fuqi një javë më parë.
Veliaj: “Të gjitha masat që kemi marrë kundër vandalizmit janë në favor të 99% të qytetarëve që duan pastërti, duan kënde lojërash dhe lulishte. Ndaj, u them të gjithë qytetarëve të njësisë nr. 8, të cilët janë përfituesit e parë të këtij investimi, ta gëzoni, por na ndihmoni që t’i ruajmë!”
Deklaratat Veliaj i bëri pas prezantimit të administratorëve të njësisë 8 dhe 9, Erjon Xhafa dhe Adelina Albrahimi.
Në këto njësi adrministraive priten të realizohen investime të tjera të parashikuara në projektin e Parkut Qendror dhe ai i Lumit të Tiranës duke shtuar në këtë zonë parqet dhe hapësirat e gjelbërta.
Sigal