Reforma në Drejtësi, Lu: Jemi në udhëkryq të pazakontë

437
“Ne e pranojmë që është e pazakontë që ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare, por ne mendojmë se jemi në një udhëkryq të pazakontë të Reformës në Drejtësi. Prania ime është shenjë e rëndësisë së kësaj reforme për Shqipërinë”. Kështu ka deklaruar pak minuta më parë ambasadori i SHBA, Donald Lu, sapo doli nga selia e PS-së. Nga ana tjetër, Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin tha se “nuk mendoj se është fort e pazakontë që partnerët të flasin me njeri-tjetrin.
Ne jemi këtu që Shqipëria të arrijë standartet me BE dhe të çelë negociatat dhe anëtarësimin në BE dhe jemi të angazhuar në dialog si miq dhe partnerë.
E drejta sovrane e deputetëve është një e drejtë që ua kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë kur i kanë votuar dhe kjo është një gjë që ne e respektojmë plotësisht dhe kurrë nuk do ta pengojmë këtë, por siç e thashë, që ne të përfshihemi në dialog si aleatë dhe ta shpjegojmë këtë në kontekstin e vete, duke pasur parasysh zgjerimin e BE-së. Ne e dimë që nga ana jonë kemi disa afate të caktuara kohore dhe duam t’i ritheksojmë që të nisë puna me zbatimin e reformës”, tha Vlahutin pasi doli nga mbledhja e Grupit të PS-së.
Sigal