Reforma në Drejtësi, Lu dhe Vlahutin takim me Bashën

424
Amabsadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë mbërritur pak minuta më parë në selinë blu.
Mësohet se dy ambasadorët po zhvillojnë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Dy ambasadorët prej disa kohësh kanë zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike, në lidhje me disa reformat ë rëndësishme, sic është ajo në drejtësi, procesi i dekriminalizimit si dhe ngritja e Byrosë së Hetimit.
Në një reagim të fundit ambasada e SHBA ka dekalruar se SHBA ka ofruar asistencë teknike për draftin e Byrosë së Hetimit dhe është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të krijuar dhe trajnuar Byronë Kombëtare të Hetimit, bazuar në FBI-në amerikane, e cila do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin.
Ndërsa apeloi që mbështetjen që kanë shprehur deri tani partitë politike ta kthejnë në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet.
Takimi ka nisur rreth orës 11:00.
Dje Tiranën e vizituan dy raporterët e PE për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstetin. Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha pavarësisht optimizmit të momentit, se reforma është në udhën e duhur, ata kanë premtuar ndërmejtësim me dyer të mbyllura, në rast se do të jetë i nevojshëm kur reforma të hyjë në pikën e saj më të nxehtë pas rekomandimeve të Venecias.
Sigal