Reforma në drejtësi, Ambasadori Lu takim me Presidentin Nishani

428
Komisioni i reformës në drejtësi mblidhet sërish sot ndërsa kanë hyrë në ngërç bisedimet mes palëve.
Për të zhbllokuar bisedimet duket se do të duhet sërish ndërhyrja e Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.
Ambasadori amerikan rreth orës 10:00 ka nisur një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani në Presidencë dhe në qendër të bisedimeve mendohet të jetë pikërisht reforma.
Ndërkohë në kryesinë e Kuvendit janë mbledhur ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi.
Ekspertët e Partisë Demokratike kanë deklaruar se nuk kanë marrë njftim për mbkledhjen e sotme.
Një ditë më parë ekspertët e Partisë Demokratike braktisën tryezën e bisedimeve duke akuzuar shumicën për mosreflektim ndaj rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Ekspertët e PD: “Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhen në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta”.
Në këto kushte duket se Venecias do ti dorëzohen dy drafte. Këtë mundësi e la të hapur eksperti i nivelit të lartë Sokol Sadushi, pas përfundimit të një takimi prej 4 orësh pas largimit të PD nga tryeza.
Por ekspertët e nivelit të lartë deklaruan se do të dorëzojnë sot draftin e tyre edhe pa opoziotën, duke lënë të hapur mundësinë që të shkohet drejt Venencias me dy drafte.
Sadushi: Ne do të shkojmë me draftin që kanë përgatitur ekspertët e nivelit të lartë, një draft që presim që opozita të sjellë opinionin e vet dhe të jetë si pjesë e rëndësishme e draftit të përbashkët.
Po nëse nuk ndodh?
Sadushi: Kjo është çështje e tyre. Ne kemi gati draftin dhe e mirëpresim çdo lloj opinioni që ata kanë se ne mund të gjejmë pika të përbashkëta me çështjet që ata ngrenë. Dhe ne në fakt më shumë kemi gjëra që na bashkojnë se na ndajnë. Janë shumë pak çështje që ne nuk gjejmë gjuhën e përbashkët, megjithatë mundësia ekziston.
Veç opozitës, as ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë nuk bien dakord me disa pika me draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.
Sigal