Rasti “Xhisela”, Floida Kërpaçi: Ngjarje që tregon se jetojmë në një vend të padrejtësive

590
Sigal

Deklarata për shtyp e deputetes së LSI, Floida Kërpaçi

Prej 1 jave jemi njohur me historinë makabër të bërë tashmë publike dhe të njohur për të gjithë, historinë ku institucionet e kalbura, të korruptuara, te kriminalizuara të shtetit shqiptar,

që edhe pse një vajzë e re kishte denoncuar në polici dhunimin barbar, me vetëdije jo vetëm që nuk kanë vepruar për të ndaluar dhunuesin, por e kanë ndihmuar atë të eci i lirë.

Kjo sepse dhunuesi ishte djali i deputetit të partisë në pushtet.

Marr shkas ti rikujtoj këtu të gjithë atyre punonjësve të institucioneve që kanë marrë pjesë në këtë skemë, si dhe të gjithë eksponentëve të Rilindjes që nuk kanë dënuar aktin për shkak se dhunuesi i vajzës dhe shokët e babit të tij janë pjesë e rilindjes.

Dua ti rikujtoj se dhuna ndaj gruas nuk njeh dallime. Ajo vajzë mund të ishte vajza juaj, mbesa juaj, dhe do ishit ju sot në vend të Xhisielës që të kërkonit drejtësi përpara arrogancës së pushtetit që mbron dhunuesin për shkak se është djali i deputetit.

Rasti i Xhisielës tregon më së miri se si të gjithë ne jetojmë në një vend të padrejtësive! Me një sistem kriminal, ku njerëzit e pushtetit përdhunojnë, vrasin, trafikojnë njerëz apo drogë dhe nuk dënohen!

Viktimat e tyre janë njerëz të zakonshëm të këtij vendi, jeni ju, familjet tuaja, familjet tona, burra e gra që kanë vuajtur në kurriz dhunën shtetërore. Fëmijë, vajza e djem të rinj që janë në rrezik për të pasur fatin e zi të behën viktima dhe institucionet e kapura nga njerëz pa moral e me prirje kriminale, jovetëm që s’do ti ndihmojnë, por si Xhisiela do i dhunojnë akoma më shumë.

Shteti duhet shpëtuar sot, nesër është shumë vonë!

Rasti i Xhisiela Malokut ja bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit.

Policia që nuk zbulon dhunën kriminale, por e mbulon atë.

Prokuroria nuk heton, por e mbulon edhe më shumë.

Kryeministri, që mbron kriminelët që përdhunojnë vajzat e reja!

Shteti, qartazi dhunon dhe poshtëron qytetarët e thjeshtë dhe mbron kriminelët siç beri kryeministri.

Vendi ynë duhet shpëtuar sot, nesër është shumë vonë.

Ndaj ju bëj thirrje të gjithëve, gra e vajza të reja, e gjithë shoqëria shqiptare, ti përgjigjemi të gjithë thirrjes për tu bërë bashkë sot që të kërkojmë ndryshimin e këtij sistemi me institucione të kalbura.

Nesër është vonë, nesër viktima mund të jeni ju!

Ndaj, sot si e re dua ti bëj thirrje të gjithë shoqërisë, të reagojë e të mos zgjedhi të heshti!

Të bashkohet sot, në orën 17:30 përballë kryeministrisë!

Çdokush që hesht sot ka pranuar përdhunimin!