Raportime për ndarje pakosh dhe dhurata në Qarkun e Shkodrës

59
Në platformën Za Lart për raportime të shkeljeve zgjedhore sapo janë postuar videot e para me shpërndarje të dhuratave dhe pakove për njerëz në nevojë. Pamjet vinë nga qyteti i Shkodrës ku prej orësh komuniteti egjiptian dhe persona në nevojë, janë në radhë për të marrë pakot me ushqime. Kjo po ndodh pak orë përpara datës së votimit 25 qershor. Link raportim dhe video.
Prej një jave platforma Za’Lart është në dispozicion të raportimeve të problematikave dhe defekteve zgjedhore. Ato vinë nga qytetar dhe aktivist të ndryshëm. Disa nga raportimet janë verifikuar edhe nga gazetar dhe reporterë pjesë e ekipit që po punon për Za’Lart 2017. Deri tani janë bërë rreth 120 raportime nga zona të ndryshme të vendit. Raportimet vinë për subjekte të ndryshme elektorale. Ndër raportimet për shkeljet kryesore janë Keqpërdorimi i Administratës dhe Aseteve Publike apo Shitblerja e Votës. Zona me më shumë raportime rezulton ajo e qarkut Shkodër me bashkitë Fushë Arrëz. Pukë, Vau i dejës, Malësi e Madhe. Të tjera zona me risk janë Lezha, Kamza, Fieri etj.
Raportimet përmbajnë fakte dhe synojnë të hedhin dritë mbi perceptimin qytetar dhe realitetet në terren mbi zgjedhjet. Këto fakte edhe pse nuk janë pjesë e një investigimi apo verifikimi administrativ, kanë rëndësi pasi nxisin presion dhe qëndrim qytetar kundrejt realitetit dhe institucioneve.
Za’Lart do të presë raportime qytetare edhe gjatë ditës së votimit dhe në procesin e numërimit dhe administrimit përfundimtar. Ne ftojmë qytetarët të raportojnë problematikat që kanë dhe shkeljet që ju cenojnë të drejtën e votës. Verifikimet tona do të shënohen si “të paverifikuara” deri në momentin që ekipet dhe institucionet verifikuese do të ndërhynë me konstatimet finale.