Raporti, Rama: Një PO e fortë e pa rezervë nga KE për statusin

440
Sigal

TIRANE –  “PO!Një PO e fortë pa rezervë për statusin kandidatit për Shqipërinë i rekomandohet vendeve anëtare nga komisioni:-)”. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama konfirmon vendimin pozitiv të Komisionit Europian për Statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në BE.

Ndërsa Shqipëria ndodhet nën “ethet” e vendimit përfundimtar të 23 Qershorit për statusin e kandidatit në BE, komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle vjen në Tiranë për raundin e tretë të  Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë, takim, që zhvillohet në ambientet e Hotel “Sheraton”, ndërsa konferenca e përbashkët mes Fyles dhe Ramës do nisë në orën 12 të mesditës. Paralelisht me vizitën e eurokomisionerit, pritet të bëhet publik dhe raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në Progres-Raportin për Shqipërinë, në të cilin theksohet se “Rekomandohet dhënia e statusit për Shqipërinë”. Paraprakisht mësohet se progres-raporti i KE vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në muajt e fundit, si dhe përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Bazuar në gjetjet e raportit, Komisioni konfirmon   Raporti i ri që Komisioni europian ka hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare rekomandon se Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin kandidat.

Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, veçanërisht ato që lidhen me statusin kandidat. Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh. Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëvë narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të  organizuar. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, vecanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit

“Eshtë e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyce për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyce, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”.

FYLE TAKON RAMEN: PUBLIKOHET RAPORTI, SHPRESOJ!
ORA 08:40 
Ai e ka nisur vizitën e tij në Tiranë me një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ndërsa më tej është takuar me deputeten demokrate Majlinda Bregu. Kryeministri Rama çeli takimin e parë zyrtar me eurokomisionerin Fyle. Pas takimit të mbajtur në kryeministri me dyer të mbyllura Rama komentoi në rrjetet sociale. “Në 10.00 nis Dialogu i Nivelit të Lartë e paralelisht bëhet publik online Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë. Shpresoj!”, shkruan Rama në Twitter.

NISHANI IKEN NE POLONI, BASHA PER LOBIM NE GJERMANI
Sot në Tiranë nuk do të jenë as kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha dhe as presidenti i vendit Bujar Nishani. Ndërsa Basha është nisur drejt Gjermanisë, ku sipas njoftimit të dhënë për mediat, do të angazhohet për të marrë mbështetje mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, presidenti është nisur në Poloni për të marrë pjesë në 25 vjetorin e çlirimit të këtij shteti. Ndaj dhe duket se axhenda e Fyles do të ketë një tjetër ndryshim. Precedenti/ Kjo është hera e dytë kur Fyle vjen në Tiranë brenda vitit dhe nuk gjej në Shqipëri kryetarin e PD Lulzim Basha. Më parë ai ishte në Samitin e PPE-ve në Dublin.

RAPORTI
Ndonëse edhe Tetorin e kaluar Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, vendet anëtare në Dhjetor kërkuan më shumë kohë dhe e shtynë vendimmarrjen e tyre për muajin qershor të këtij viti. Në atë kohë Këshilli Europian u shpreh se “do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar”.

Komisioni europian e ka hartuar tanimë raportin e ri i cili pritet të publikohet, për t’ju shpërndarë më pas vendeve anëtare. Raporti është i fokusuar në përparimin e vendit në luftën kundër ka bërë në këto korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. Në dokument njihen hapat përpara që Shqipëria tre fusha, të cilat vlerësohen si të atilla që komisioni, pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Raporti pritet të rendisë masat dhe reformat e ndërmarra deri tani, duke nënvizuar se ka vënë re një vullnet politik për të ecur me vendosmëri përpara në plotësimin e angazhimeve që vendi ka marrë. Ndërsa jep vlerësime pozitive, pritet që raporti të theksojë edhe atë se cfarë vendi duhet të bëjë ende për të ecur më tej në rrugën e integrimit europian. Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet gjykimit të vendeve anëtare të cilat do të duhet të shprehen në mbledhjen e 23 qershorit.

HAPAT
Pas Fyles, krerët e shtetit shqiptar kanë parashikuar një axhendë pune për të kërkuar mbështetjen e të gjithë vendeve në mënyrë që të merret statusi i vendit kandidat apo dhe hapja e negociatave për integrimin. Vendim ky që është parashikuar të jepet më 23 qershor. Ky vendim duhet të merret unanimisht nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së.

Por duket se këtë herë prova e Shqipërisë do të ketë të bëjë me ndryshimet në gjeopolitikën, për shkak dhe të ndryshimit të partive fituese në vendet e BE-së. Nga ana tjetër duket se grevat e urisë nuk janë parë si problem nga Komisioni Evropian në raportin që do të paraqesë. Por vendimi përfundimtar do të mbetet në vlerësimin e ministrave, për të dhënë një votë pro apo për ta kundërshtuar sërish Shqipërinë.

Qershor/ Kryeministri rama i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, pritet që në datën 15 Qershor të niset drejt Parisit ku pritet të zhvillohet një takim me presidentin francez Hollande. Ministrja Gjosha do të udhëtojë në 10 Qershor drejt Londrës për të bërë tentativën e fundit në emër të qeverisë shqiptare per te zhdukur skepticizmin anglez.