Rama takon Metën për 60 minuta, në Kryesinë e Kuvendit

415
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot kreun e Kuvendit, Ilir Metën. Mësohet se takimi, i cili zgjati mbi 60 minuta nis rreth orës 09:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Takimi kokë më kokë është kthyer në një praktikë çdo të mërkurë, një ditë para seancës plenare.
Në fokus të takimeve mes dy zyrtarëve ka qenë reforma në drejtësi. Sakaq, ditën e djeshme Rama dhe Meta u ulën përballë në një tryezë të përbashkët, ku ishte i pranishëm dhe kreu i opozitës, ku u diskutua mbi reformën zgjedhore.
Sigal