Rama shkarkon përgjegjësitë: Opozita na ka mpirë, baza e socialistëve s’po funksionon

559
Sigal

Edhe pse ka pothuajse një orë që flet, kryeministri Edi Rama ende nuk ka dhënë emrat që priteshin për përgjegjësitë e keqqeverisjes së vendit. Rama tha se qeverisja e PS-së është mpirë nga mungesa e opozitës, si dhe për shkak se shumica e ka mendjen te tepsia.

“Qeveria nuk janë ministrat, janë të gjithë ata që na përfaqësojnë në territory, më vjen mirë që në sajë të mundësisë që na dhanë studentët, të hapim të gjitha vendet e lira të punës në administratë pë rata që kanë mbaruar me nënta dhe me dhjeta.

Harrojeni njëherë e mirë se do të ketë kunata, motër, vllezërve, xhaxhallarëve që do të futen në adminbistratë, ose bëni një gjest të thjeshtë, ikni nga Partia Socialiste. Ikni dhe keni gjithë të drejtën e botës të kërkoni punë për familjet tuaja, mandati që ju keni marrë është për familjet e shqiptarëve.

Ata nuk besojnë dhe kanë gjithë të drejtën që të mos besojnë, se rezultatet e mira do të mund që tiu japin atyre një vend të mirë pune. Kush nuk është dakord me këtë të shkojë dhe të bëjë një parti tjetër, për këtë ja vlen që të lihet dhe pushteti. Metodat e tepsisë fatkeqësisht janë parë dhe në PS”, u shpreh Rama.