Rama përshëndet marrëveshjen PDK-LDK: S’ishte vendim i lehtë

432
Sigal

TIRANE – Kryeministri Edi Rama përshëndeti këtë të premte marrëveshjen e arritur në Kosovë mes PDK-së së Hashim Thaçit dhe LDK-së së Isa Mustafës, dhe hapjen e rrugës për krijimin e institucioneve pas një krize politike disamujore.

Në një konferencë nga kryeministria, Rama tha se është për tu vlerësuar kthimi i partive politike në realitetin demokratik të vendit. Ai u kujdes të sqarojë se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, dhe këtë fakt sipas tij e tregon vetë koha e gjatë që u desh për marrëveshjen që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme në verë.

“LDK dhe PDK kanë vendosur të merren vesh, jo përçarë kanë dëshiruar para zgjedhjeve, por për çfarë imponon vota e popullit të Kosovës”, tha Rama.