Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Durrës, ku mori pjesë në një takim për kujdesin social ndaj personave me aftësi të kufizuar. Në fjalën e tij kryeministri tha se lufta ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar është një nga objektivat e qeverisë.
“Objektivat e qeverisë, lufta ndaj diskriminimit kundrejt personave me aftësi të kufizuar në të gjitha aspektet e jetës shoqërore apo private, dhe sidomos kur vjen fjala tek mësimi i merituar apo arsimimi i domosdoshëm i tyre si dhe aksesi në shërbime”, tha kreu i qeverisë i cili shoqërohej edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.
“Uroj që viti i ardhshëm t’u sjellë më shumë gëzim dhe t’ju sjellë më shumë energji pozitive për të luftuar së bashku me ne për të kapërcyer pengesat”, ishte urimi i Ramës për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.