Rama nga Vlora: Është e lehtë të bësh kritika nga pozitat e sehirxhiut

543
Nga Vlora ku mbajti një takim me socialistët kryetari i PS-së deklaroi se partia që drejton nuk do të ndërpresë reformat, ndërsa sipas tij është shumë lehtë të bëjnë akuza ata që janë në pozitat e sehirxhiut.
Edi Rama: Kjo nuk do të thotë se kemi mbaruar punë dhe se nuk duhet të jemi të vetëdijshëm për ata që nuk e kanë prekur drejtëpdrejtë efektin e reformave dhe ndjehen të përjashtuar nga rruga e transformimit. Kjo nuk është arsye më pak, por arsye më shumë për ta mbështetur PS. Nuk ka në Shqipëri dhe nuk do ketë për vite të tëra një forcë që ti zgjidhë më mirë problemet e më të varfërve, më të talentuarve dhe problemet e këtij vendi. Të tjerët e kanë më të lehtë që të bëjnë akuza, të bëjnë kritika, të shpifin apo të thonë se çfarë nuk shkon nga pozitat e sehirxhiut. E dini pse e kanë më të lehtë? Se nuk kanë asgjë në dorë. Kush nuk ka asgjë në dorë e ka më të lehtë të thotë se ku po gabojnë ata që kanë marrë në dorë fatet e vendit. Ndërkohë ne që kemi marrë në dorë fatet e vendit nuk e kemi aspak të lehtë por jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash. Ne nuk mund ti lejojmë vetes që në emër të të mbajturit mirë me njëri-tjetrin, të frikës se po humbasim ndonjë votë nga ata që zhgënjehen apo në emër të interesave që mbajtën peng reformat në 20 e kusur vite ti faturojmë Shqipërisë dhe 20 vite të tjera pa reforma. Boll ka humbur kohë Shqipëria me llafe, justifikime, me marrëzira.
Rama: PS që po reformon vendin, duhet të reformojë thellësisht vetëveten
Duke u ndalur në proçesin e riorganizimit të zgjerimit të PS, Rama tha se një parti që po transformon vendin me reforma, nuk mund të mos reformojë vetëveten.
Rama: Nëse kjo sallë sot është e stërmbushur atëherë manifestimin politik që do bëjmë vitin e ardhshëm për zgjedhjet e ardhshme nuk mund ta bëjmë më këtu por do ta bëjmë në stadiumin “Flamurtari”.Dua tu përgëzoj për një punë shembullore dhe garantimin real të përfshirjes në PS jo vetëm të atyre që e themeluan dhe e çuan përpara, por dhe të gjithë atyre që më në fund falë kësaj reforme e gjejnë hapur derën e PS dhe e shikojnë jo vetëm si një parti për ta votuar por si instrument në duart e tyre për të përçuar zërin e shpresës, shqetësimeve dhe ideve të tyre.PS që historikisht ka fituar zgjedhjet në hartën e gjithë këtij rajoni sot ka mundësinë e artë për të treguar se gjithë fitoret tona të mëdha nuk kanë qenë asnjëherë maksimumi i potencialit të PS.Falë mbështetjes që na ka dhënë populli kemi pasur mundësi që në aleancë me LSI dhe parti të tjera ti japim vendit një qeverisje që ka ndërmarrë programin më ambicioz të reformave në 20 e kusur vendi. Nuk ka sesi PS që ndërkohë po reformon gjithë Shqipërinë të mos reformojë thellësisht dhe vetëveten.Reforma e thellë e vetëvetes në PS ka një bazë në hostorinë dhe AND e saj. Sot ka dhe një bazë më shumë, për faktin se duke qeverisur vendin me kurajon për ta modernizuar PS ka mundësi tu thotë të gjithëve se është partia ku duhet të anëtarësohen.
“Koha kur organizatat socialiste mbaheshin peng nga familje e fise duhet të marrë fund”
Kreu i socialistëve ishte i qartë kur tha se PS është një parti e majtë e shekullit të ri dhe koha e organizatave socialiste që mbaheshin peng nga një familje apo fise duhet të marrë fund.
Një përgjigje në distancë rezervoi edhe për akuzat e Berishës mbi diferencimet krahinore dhe sociale.
Rama: Koha e organizatave socialiste ku një familje mbante peng organizatën duhet të marrë fund. Ku një fis ku mbante peng organizatën duhet të marrë fund. Koha e PS kur në listë shënoheshin 30 veta kur në realitet ishin vetëm 3 dhe po ata të 3 mbanin peng një zonë socialiste prej vitesh të tëra duhet të marrë fund. Është koha që në çdo organizatë të ketë vend për një përfaqësim sa më dinjitoz të gjithës strukturës sociale të asaj zone që përfaqëson ajo qendër vetimi.Çdo organizatë të ketë vend për çdo moshë dhe cdo kategori. PS nuk është parti ideologjike që ndan shqiptarët në të tanët dhe atyre por një parti e majtë e shekullit të ri e cila ka fuqinë e një vizioni reformues dhe trasformues për vendin dhe që e konsideron aleat çdo shqiptar nga veriu në jug, nga më i varfri deri tek më i pasuri, që nga të papunët deri të punëdhënësi. Kjo është PS, të tjerat janë përralla të së kaluarës.
Rama: Të rrisim PS në zonat ku Saliut nuk është e vështirë ti dalësh përpara
Rama kërkoi rritje të kësaj force politike sidomos në bastionet historike të PS, që Kryeministri iu referua si zona ku nuk është vështirë për ti dalë përpara Saliut.
Rama: PS duhet të ketë vullnetin jo vetëm për tu hapur, zgjeruar, pranuar edhe shumë ndër ata që e kanë votuar, mbështetur, e kanë dashur dhe e duan por asnjëherë nuk kanë mundur t’ia gjejnë se ku e ka derën se gjithmonë janë përballuar me fenomenin e papranueshëm që thotë: Kush je ti, nga erdhe ti? Unë kam këtu tërë jetën, u bëri ti, ik! Dhe sidomos në zonat ku PS e ka bazën jo për të qenë fituese por triumfuese, sidomos në Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet. Sidomos ku nuk është e vështirë për të dalë përpara Saliut. Sfida jonë do të jetë për ta transformuar gjithë këtë territor në territorin ku vlon energjia krijuese, mbështetëse dhe modernizuese e PS. Nëse Vlora është për historinë e këtij vende një pikë e patjetërsueshme, PS e Vlorës duhet të jetë e tillë për gjithë PS e Shqipërisë.
Sigal