Rama nga Bullgaria: Hapja e negociatave për Shqipërinë, e rëndësishme

585
Në një prononcim për mediat nga Bullgaria, ku ndodhet në Samitin për integrimin e Ballkanit në BE, Kryeministri Rama ka folur lidhur me negociatat e Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, ku e cilëson mjaft të rëndësishme marrjen e presidencës në 6 muajt e ardhshëm nga Bullgaria. “Është e rëndësishme që Bullgaria merr presidencën dhe në 6 muajt e ardhshëm që janë shumë vendimtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ne kemi presidencën bullgare dhe kryeministri bullgar është absolutisht i përfshirë dhe tërësisht i përkushtuar që të japi një shtysë të rëndësishme nga ana e presidencës së Bashkimit Evropain në këtë 6 mujor një mbështetje të fortë të kandidaturës së Shqipërisë për çeljen e negociatave”, tha Rama.
Sigal