Rama në Rrogozhinë: Nuredini 100% i majtë, me aleatët ndajmë përgjegjësi

473
Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë Rrogozhinës Beqir Nuredini, i cili ka premtuar se do ta kthejë Bashkinë e Re në qendër të zhvillimit bujqësor, ekonomik e social.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi pritjen e madhe të qytetarëve si shenjë të pritjes me padurim që kanë qytetarët e Rrogozhinës për ndryshim.
Ai vlerësoi kandidatin e propozuar nga aleati i tij në këto zgjedhje, PDIU, si kandidat që përfaqëson 100 përqind socialistët dhe gjithë aleatët.
“Ne nuk kemi ndarë bashki, ne kemi ndarë përgjegjësi. i kemi dhënë mbështetje totale të gjithë kandidatëve pavarësisht nëse i kemi propozuar vetë apo aleatët. Ndaj me Nuredinin do kemi qeverisjen e duhur për Rrogozhinën”, tha Rama.
Për Ramën Nuredini është zgjedhja e duhur sepse Rrogozhinës i duhet një kryetar Bashkie me talent, vullnet e guxim si Nuredini.
Kryeministri ka bërë thirrje që qytetarët ta konsiderojnë votën si një investim për zgjidhjen e problemeve të familjes së tyre duke e vënë theksin te ndryshimi sipas tij mes ASHE dhe PD.
“Ne jemi në fushatë për tu marrë me problemet, SHQUP-it nuk i interesojnë problemet, vetëm sherret”, ka thënë Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës në Rrogozhinë:
Rrogozhina është vatër e socialistëve dhe progresistëve. Bashkia e Rrrogozhinës ka shumë plagë të hapura .
Ju i keni dëgjuar ata të SHQUP-it kur thonë se Edi Rama kërcënon qytetarët. Jo, unë e kam shumë të thjeshtë qëndrimin. Komunitetet që votojnë SHQUP-in marrin veten më qafë jo se qeveria do ju kthejë kurrizin, po se SHQUP-i nuk interesohet për problemet.
Ata i kanë plehrat pjesë të peisazhit të tyre, pjesë të bashkëjetesës së tyre. Ndaj nuk interesohen për pastrimin e tyre.
21 Qershori ka tre arsye të mëdha për të dalë në votime. Së pari është dita kur familjet, pavarësisht se çfarë janë e çfarë u pëlqen të shohin duhet të marrin një vendim për të përmirësuar jetën e tyre. Bashkia ka mundësinë të kujdeset për jetën e familjes jashtë mureve të shtëpisë. Duke filluar që nga çerdhja te kopshti e der ite kanalet kulluese dhe infrastruktura.
Për këto duhet të mendohen njerëzit kur të hedhin votën, jo për të tundur flamujt e SHQUP-it. Vota i jep mundësi familjes tënde për të zgjidhur problemet.
Vota duhet investuar ashtu si duhet, duke shkuar në drejtimin e duhur.
Ata bëjnë një fushatë “kur ishim më keq ishim më mirë” prandaj të kthehemi para 23 Qershorit. Kur ai që ndërtonte pa leje respektohej më shumë se ai që nuk ndërtonte.
Në18 muaj askush num mund të pretendonte për të zgjidhur problemet e trashëguar, por ne ua dhamë provën në 18 muaj se Shqipëria ka marrë kthesën në drejtimin e duhur. 
Sigal