Rama me fëmijët e policëve: Siguracion shëndetësor për forcat speciale

420
Sigal

Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi kanë marrë pjesë dje në një mbrëmje festive të organizuar në ambientet e Kavaleshencës në Durrës për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama deklaroi se qeveria s’do të mbështesë familjet e policëve të vrarë. Ndër të tjera ai theksoi se forcat speciale të policisë ata që gjenden në frontin më të vështirë do të marrin një siguracion special shëndetësor.  “Është privilegj që të jem këtu sot si kryeministër i vendit dhe besoj në emër të çdo familje shqiptare të çdo prindi të çdo vajze dhe djali që me siguri do të donte ti përcillte familjeve dhe fëmijëve të dëshmorëve të policisë një urim nga zemra t’ju uroj të gjithëve ju një vit të ri të gëzuar dhe viti 2014 të jetë një vit ëndrrash dhe shpresash të mundshme. Të jetë për fëmijët një vit gëzimi. Duke ju garantuar se ne do të bëjmë gjithçka na takon për të bërë më të mirën që asnjë nga fëmijët e dëshmorëve të policisë mos ndihet vetëm dhe çdonjëra prej nënave të tyre të ketë pranë dorën e shtrirë të solidaritetit tonë dhe mbështetjen e kësaj familje të madhe që është policia e shtetit. Dua t’ju uroj dhe garantoj se me gjithë vështirësitë ne do të bëjmë të pa mundurën për ju do bëjmë të pa mundurën që çdo anëtar i policisë së shtetit të ndihet i qetë i mbështetur dhe me gjithë respektin që meriton dinjiteti i tij si pjesë i një institucioni që është jetik. Ata që janë në frontin më të vështirë, sapo kemi firmosur sot një tjetër vendim të qeverisë duke i hapur rrugë trajtimit special për cilindo prej tyre që do të ketë nevojë shëndetësor. Për çfarëdolloj nevoje që të gjithë pjesëtarët e këtyre forcave do të kenë, shteti do të paguajë një sigurim të posaçëm shëndetësor. Një sigurim shëndetësor special për të garantuar me standarde kujdesin shëndetësor të tyre”,- deklaroi Rama.