Qeveri shqiptare apo bandë kuislinge

778
Doli në dritë një vendim i qeverisë i datës 16 shtator 2015, e cila do të krijojë një fond prej 3 milionë dollarë që në 2015 dhe 2016 të blejë pajisje dixhitale dhe tua shpërndajë familjeve në nevojë, si një ndihmë sociale, ndërkohë, që mijëra familje nuk kanë dritë, pasi nuk kanë asnjë të ardhur dhe vuajnë edhe për bukën e gojës. 

Reagimi i ish-deputetit Marko Bello
Ish-deputeti Marko Bello, duke iu referuar sjelljes së qeverisë me ngjarjet e fundit, sidomos me vendimin e qeverisë që t’u japë shtresës së varfër nga një aparat dixhital, shkruan se, edhe qeveri kuislinge të ishte, nuk do të ishte sjellë kështu me paratë e qytetarëve të vet. Ja reagimi i ish deputetit Marko Bello:

Vijojnë çudirat në vendin e çudirave (në Shqipëri):
1. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një parti të marrë votat e shumicës së qytetarëve për të mbrojtur interesat e vetëm 5% të tyre.
2.Qëveria nuk u shqetësua aspak nga dëmet që pësuan dhjetëra biznese dhe mijëra qytetarë nga përmbytjet që prekën ditë më parë Vlorën dhe Fierin, por ama u preokupua mjaftueshëm për sigurimin e 250 milionë lekëve për blerjen e aparateve dixhitale për familjet në nevojë!
3. Rreth 85 milionë USD i jepen një firme fantazmë për sigurimin e shërbimit të dializës, krahas miliona të tjerë që shkojnë për miqtë, shokët dhe klientët e një Qeverie, që edhe kuislinge të kishte qenë nuk do të ishte sjellë kaq në mënyrë të papërgjegjshme me paratë e qytetarëve të saj.
4. Një funksionar i lartë i Qeverisë i lejon vetes të tallet me aspektin fizik të disa personaliteteve të larta nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kancelaren e një vendi mik, si Gjermania, Angela Merkel, të cilën e quan “nona e dreqit”.
Si ka mundësi që një zyrtar i lartë shqiptar i shikon politikanet gra si të ishin objekte seksuale? A nuk kanë ndonjë punë tjetër më të rëndësishme për të bërë këta sojsëzë, që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptare? Po gazetari drejtues i emisionit, si i lejon broçkullitje të tilla?
Sigal