Totozani: Kultura demokratike në Shqipëri është ende në fillesat e saj

530
Shqipëria është një vend me ligje të standardeve të larta, por me kulturë demokratike ende në fillesa. Duke vepruar në këtë terren të demokracisë në tranzicion, Avokati i Popullit Igli Totozani vlerëson se funksionimi i institucioneve të pavarura si ai që drejton nuk është i lehtë.
Totozani: Nga njëra anë kemi një kuadër ligjor shumë të zhvilluar, demokratike. Nga ana tjetër kemi një kulturë demokratike, e cila për fat të keq është ende në fillesat e saj dhe do të duhen vite të tëra për bërë. Obusmani punon midis këtyre dy elementëve.
I sapo kthyer nga Meksika, ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të avokatëve të popullit në botë, Totozani vlerësoi punën Konsullin e nderit të Meksikës në Shqipëri, për afrimin e dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit.
Totozani: Do të doja të falenderoja publikisht edhe konsullin e nderit të Meksikës në Republikën e Shqipërisë, zotin Ylli Ndroqi, sepse vërtet ka ditur jo vetëm ta ndihmojë dhe këshillojë gjatë aktivitetit që ne zhvilluam atij para këtij aktiviteti, por ai sëbashku me të gjithë stafin e tij na krijoi një panoramë të qartë më këshillat e tyre, me orjentimet e tyre të këtij shteti të ri dhe lehtësoi mjaft vizitën që ne bëmë atje. Nga studio e lajmeve Avokati i popullit përsëriti kërkesën që hapja e dosjeve të shoqërohet me procesin e lustracionit.
Sigal