Qëndrimi i Metës, mediat greke: Presidenti i Shqipërisë bllokon bisedimet

542
Deklaratat e presidentit Meta rreth kërkesës së Bushatit për të marrë plotfuqinë për bisedimet me Greqinë, nuk kanë kaluar pa u komentuar nga mediat e vendit fqinj. Refuzimi i Metës për të dhënë autorizimin për ministrin e jashtëm, ka shkaktuar jo pak bujë dhe tituj kritikë në gazetat greke, por edhe në median vizive.
“Bombë e Metës në negociatat Shqipëri-Greqi”, “Meta bllokon bisedimet për detin”, “Të ngrira negociatat Shqipëri-Greqi”, këto janë titujt që mbizotërojnë në shtyp, ku theksohet fakti që presidenti i Shqipërisë nuk autorizon nënshkrimin e marrëveshjes detare me Greqinë.
Megjithëse përmendet kërkesa e presidentit për informacion me të gjerë e të plotë nga ministria e Jashtme dhe fakti që Meta pohoi se nuk bën lojëra politike me tema kaq delikate, media vendase thekson se qëndrimi i tij është çështje e politikes së brendshme te Shqipërisë dhe se presidenti vjen nga një parti tashmë opozitare.
Mediat greke nuk harrojnë të përmendin faktin që Ilir Meta është një politikan shqiptar që gjithmonë ka përdorur tone të ulëta kur është fjala për marrëdhëniet me Greqinë.
Sigal