PS hap nesër fushatën zgjedhore në Tiranë pranë çadrës së PD

77
Pavarësisht se negociatat mes palëve akoma nuk janë konsideruar të zyrtarisht të dështuara, PS vijon normalisht fushatën elektoralezgjedhore për 18 qershorin.
Konkretisht, selia rozë ka njoftuar sot se nesër do të hapë zyrtarisht fushatën për Qarkun e Tiranës në një aktivitet elektorla që siç bën të ditur nëpërmjet një njoftimi do të zhvillohet tek Piramida, vetëm pak metra larg çadrës së ngritur nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë këtij aktiviteti, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama do të prezantohen të gjithë kandidatët për deputetë të PS-së për Qarkun e Tiranës.
Megjithatë burime jozyrtare nga PS pohojnë se po shqyrtohet edhe mundësia që nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm aktiviteti të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”. Por ende nuk ka një vendimarrje zyrtare për këtë.