Protesta e PD – Dita e gjashtë e protestës së opozitës, bojkot seancës plenare

504
Ka hyrë në ditën e gjashtë protesta e opozitës përpara Kryeministrisë. Protestuesit kaluan një tjetër natë në çadrën e protestës, të pagëzuar me emrin ‘çadra e lirisë’.

Kërkesa e pakthyeshme e opozitës është: Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor.

Ndërsa Kuvendi do të mbajë sot seancën plenare, kreu i PD-së Basha deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se grupi parlamentar i PD-së do zhvillojë seancën plenare në tendë me qytetarët.

Ai ftoi të gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit ti bashkohen Parlamenti të ri shqiptar, me përjashtim të 19 deputetëve me rekorde kriminale.

“Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti” tha Basha.

“Kanabisi rrezik për zgjedhjet, qarkullojnë 2 mld euro para të pista”

Qeveri teknike? Borchardt: Nëse palët bien dakord dhe ndryshohet Kushtetuta, legjitime

Shqetësimet e opozitës, Meta: Dialogu, e vetmja rrugë për zgjidhje

Parlamenti popullor, Basha ‘hap çadrën’, ftesë deputetëve të majtë

Çfarë ndodhi dje në protestë
Sigal