Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Dilentatizëm në qeverisje

363

Shqipëria është në eksperimentim me strukturën e qeverisë. Rama shkrin ministri dhe emëron ministra. Ai e shpërbëri ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, dhe emëroi ministër emigracioni. Shqipëria është e vetmja ne Ballkanin Perendimor pa ministrinë që duhet të jetë e specializuar, në hartimin e legjislacionit të punës, për politikat e punësimit, pensionet dhe Çështjeve Sociale. Ndryshimi me sa kuptohet, nuk ka qenë i rastësishëm. Shqiptarët janë aktorët realë të largimeve masive nga Shqipëria, duke u evidentuar si vendi me ritmet më të larta me emigrimin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj u shkri ministria e Punes dhe u emërua ministri i Emigracionit. Politika e shpopullimit po i jep efektet. Rama, pas tmerrit të tërmetit deklaroi se nuk do të kemi punëtorë për rindërtimin e banesave. Arkitekti i keqqeverisjes, pasi “shkriu” Ministrinë e Ndërtimit, dhe të Punëve Publike, nga humbi kontrolli mbi standardet e ndërtimit, emëroi ministrin e Rindërtimit.

Ministri i Rindërtimin u bë ish ministri që krijoi e drejtoi edhe ish ministrinë e Punës, e cila humbi “pa nam e pa nishan”!

Me politikat e eksperimenteve strukturore u shkri edhe ministria e Decentralizimit të qeverisjes vendore, kur ende nuk janë plotësuar standardet e qeverisjes demokratike, sipas parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore!

Edhe kjo politike nuk ka qenë e rastësishme. Ajo i ka paraprirë proceseve të reja, pasi tani Shqipëria e ka të gjithë qeverisjen vendore monokolore, me këshilltarë e kryetarë të një force politike, duke rikthyer Këshillat Popullore të Rretheve të para 1990.

Nuk ka as ministri të Jashtme. Por ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Madje, nuk ka as ministër në ministri, por të ngarkuar, mëkëmbës, si në kohën e Jakomonit!

Shqipëria e ka të gjithë qeverisjen vendore monokolore, me këshilltarë e kryetarë të një force politike, duke rikthyer Këshillat Popullore të Rretheve të para 1990. Nuk ka as ministri të Jashtme. Por ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Madje, nuk ka as ministër në ministri, por të ngarkuar, mëkëmbës, si në kohën e Jakomonit!

Eh, nuk dua t’u ha kohën miq me të tjera “histori strukturore”. Ju po i shikoni vetë për ditë. Ndryshimet burojnë nga “filozofia e qeverisjes” së arkitektit të qeverisjes autokratike. As administrata shtetërore nuk duhet. Prandaj u krijua “sistemi i bashkëqeverisjes”, një strukturë që nuk dihet me cilin akt juridike e administrativ është krijuar, sa njerëz janë punësuar dhe sa fonde harxhohen për këtë strukture speciale.

Ndryshimet burojnë nga “filozofia e qeverisjes” së arkitektit të qeverisjes autokratike. As administrata shtetërore nuk duhet. Prandaj u krijua “sistemi i bashkëqeverisjes”, një strukturë që nuk dihet me cilin akt juridike e administrativ është krijuar, sa njerëz janë punësuar dhe sa fonde harxhohen për këtë strukture speciale

Arkitekti i saj pas tërmetit lajmëroi se “bashkëqeverisja” nuk do propagandohet disa kohë, se u krijua struktura e re e emërtuar “Komiteti Kombëtar i Rindërtimit”!

Tani shqiptaret janë fatlum se kanë Komitet Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministër të Rindërtimit!

Lum kush të rrojë, ta shikojë Shqipërinë Zonjë!

ERTV-ja çdo orë e publikon!